Ahmet Isufi ka treguar guxim, lidership dhe përkushtim ndaj Kosovës

Gjilan – Ahmet Isufi, një figurë me vizion dhe përkushtim të dëshmuar, është kandidati në listën e Kosovës Fituese ka shkruar Qamil Hyseni.
Postimi i plotë:
Nga ditët e tij si student aktivist në vitet ’80, deri te roli i tij si komandant i zonës operative të Karadakut gjatë luftës çlirimtare, Ahmet Isufi ka treguar guxim, lidership dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Pas luftës, ai ka qenë ndër themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka shërbyer me devotshmëri si ministër, deputet dhe drejtues i komisioneve kyçe në Kuvendin e Kosovës.
Me një karrierë të pasur politike dhe një trashëgimi të fuqishme në mbrojtjen e interesave kombëtare, Ahmet Isufi është një lider që mishëron stabilitetin, përvojën dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
Ahmet Isufi në këto zgjedhje kandidon me numër 40, në listën e Kosovës fituese me numër 137.
Voto 137 – 1 Ramush Haradinaj
Voto 137 – 40 Ahmet Isufi