Uji Dea

Ndërmarrja Trepça eksporton mbi 200 tonë koncentrat plumbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të mërkurën e 4 shtatorit, Ndërmarrja Trepça ka eksportuar mbi 200 tonë koncentrat të plumbit.Kështu bëri të ditur vet ndërmarrja. Eksportimi i krye nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.

“Me datë 4.9.24 Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit “K/Pb” nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Trepça.

Ndërkaq, gjatë muajve të fundit, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë shprehur shpesh pakënaqësi për vonesa në paga. Madje gjatë muajit qershor ishin zotuar se përderisa nuk i merrnin paratë që u takojnë, nuk do ta nisnin punën.

Mobi Casa

Udhëheqësit e saj arsyetoheshin për mungesë buxheti, ndërkaq qeveria pati dal me një komunikatë duke u bërë thirrje që ndërmarrja të punonte në drejtimin që të gjeneronte më shumë të hyra vetanake.

Me pas, me datë 14 gusht, Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i ndante Trepçës 4 milionë euro në mënyrë që të tejkalohej kriza, me kryeministrin Kurti që deklaroi se mbështetja bëhej për shkak se ndërmarrja nuk kishte arritur të siguronte pagat nga xehja e nxjerrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.