ARKATANA

Ekonomistët bëjnë thirrje për heqje të TVSH-së nga produktet bazë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngrihen vazhdimisht.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, qytetarët do të mund t’i blinin disa centë më lirë nëse do të hiqej tatimi mbi vlerën e shtuar në produktet ushqimore bazë.

Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike, vlerëson se heqja e TVSH-së në produktet ushqimore bazë do të lehtësonte jetën e qytetarëve.

“Shkalla e TVSH-së për produkte bazike është shumë e lartë duke marrë parasysh edhe parametrat hyrës të ekonomisë së Kosovës apo inputet. Do të ishte e dobishme dhe do të lehtësonte shportën e konsumatorit apo jetën e qytetarëve dhe ekonominë familjare, përballë inflacionit të lartë dhe ngritjes së çmimeve”, ka thënë ai për kohën.

RCCOLA

Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar, sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Fidan Qerimi, do të ndikonte edhe në deklarimin e të ardhurave të bizneseve në Administratën Tatimore të Kosovës.

“Në njërën anë kur e heqim TVSH-në shtetit i zvogëlohen të hyrat për këto produkte, por do të ndikonte edhe zvogëlimi i ekonomisë joformale, në anën tjetër do të kemi edhe rritje të deklarimit të bizneseve, për ato që i ikin këtyre deklarimeve dhe do të kishte rritje të ekonomisë”, ka deklaruar Qerimi.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nëse tatimi mbi vlerën e shtuar nuk largohet, qytetarët mund të paguajnë edhe më shtrenjtë për produktet që i blejnë, nëse Kosova largohet nga CEFTA.

Në vitin 2015, Qeveria e Kosovës sa udhëhiqej nga ish-kryeministri Isa Mustafa pati marrë vendim për heqje të TVSH-së për produktet ushqimore bazë.