Ndërkombëtarët sinjalizojnë zgjedhje të reja

Që vendi të dalë përfundimisht nga kriza politike që e ka kapluar tash e tre muaj, faktori ndërkombëtar po lëshon sinjale se kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të reja. Se kjo duhet të ndodhë sa më parë, e ka pohuar ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu, sipas të cilit, sistemi zgjedhor në vend duhet të jetë më i avancuar.
“Duhet marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt sesa që ne presim”, ka thënë Braathu. Ambasadori norvegjez këto deklarata i bëri në tryezën e organizuar nga Demokracia në Veprim, me temën “Zgjedhjet e fundit-mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”…(Tribuna)