Hidromorava

Ndarja që po shihet si realitet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Muhamet Kelmendi – Nga veprimet e fundit, si nga politikanët e vendit dhe veprimet e ndryshme, ashtu edhe nga vetë puna dhe vendosja e KFOR-t në vende të ndryshme në veri, për mua është bërë e qartë kuptohet ndarja e Kosovës. Z. Thaçi në vazhdimësi në javën e kaluar doli para mjeteve të informimit.

Nëpër to bëri lloj-lloj shpjegimesh dhe dha lloj-lloj kërkesash. Nëpërmjet kësaj z. Thaçi bëri një tekst në popull dhe në skenën politike mbi variantet e ndryshme të marrëveshjes përfundimtare me shtetin serb. Njëherë ishte për ndarje duke aluduar, doli kundër saj, më vonë edhe kundër autonomisë serbe dhe në fund doli kërkesa që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës. Ky ishte një testim i opinionit, të politikanëve dhe të pushtetit në vend, lidhur me të ardhmen e vendit. Në anën tjetër, serbët u larguan nga shpallja e autonomisë më datën 5 gusht, sikundër deklaruan.

Shkaqet janë te thjeshta. Ata e dinë se si do të zhvillohen punët dhe çka do të rezultojë. Në fund është veprimi i KFOR-t. Ai u vendos në dy pjesë të veriut. Në Ujman (Gazivodë) u vendosën forcat amerikane, ndërsa në pjesën tjetër të veriut, në Mitrovicë deri në Leposaviq, u vendosën forcat ushtarake franceze. Me ndarjen e tillë të vendosjes së forcave, në njërën anë dhe, në anën tjetër, lojërat e Thaçit me bisedime, jep për të kuptuar se një vendim i dakorduar nga Thaçi dhe Vuçiq është arritur. Ku do të jetë kufiri është vështirë të dihet.

Mobi Casa

Aludimet ma thonë se Ujmani do t’i mbetet Kosovës, pse ushtria amerikane u vendos aty, ndërsa Mitrovica e veriut, Stari Tergu dhe Leposaviçi do t’i takojnë Serbisë, pse forcat franceze u vendosën në pjesën e tillë. Në konglomerat mbeten Presheva dhe Bujanovci. Z. Thaçi i di faktet e tilla. Punën po përpiqet ta bëjë në drejtim të kapjes se masave pas vetit. Ndarja është gjë e kryer. Ai po luan lojën tash të Preshevës dhe të Bujanovcit, si dhe të Medvegjës. Sa do të arrijë ta bëjë këtë duket gjë shumë e parealizueshme. Dua të them se vendimet janë marrë. Tereni është siguruar. Këtu është loja e z. Thaçi.

Po vlerësohet gjendja e masave. Po ashtu dua të deklaroj se z. Thaçi e di edhe pozitën e enklavave serbe. Ai e di qëndrimin dhe vendimet që janë marrë dhe ai i ka pranuara ato. I takon z. Thaçi të deklarohet.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.