Fundamenti

Ndalohet një person për detyrim, dyshohet se ka përfituar nga i dëmtuari mbi 50 mijë euro

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të pandehurin D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Detyrimi”, nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që t`i jepte shuma të ndryshme të parave, ku bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dyshohet se ka përfituar rreth 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro nga i dëmtuari.

Fundamenti

Me vendim të prokurorit i pandehuri D.S. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.