Ndalohen në paraburgim Blend Korça dhe Fadil Robelli, tre të tjerë në kundërvajtje

Gjilan – Burimet tona brenda Prokurorisë së Gjilanit thanë se aktualisht janë ndaluar në paraburgim Blend Korça dhe Fadil Robelli, ndërsa në kundërvajtje janë dërguar Leotrim Mustafa, Pajtim Halili dhe Hasip Islami.
Policia e Gjilanit dhe Prokuroria në afat bukur të shpejt kanë arritur të arrestojnë personat e dyshuar për sulmin ndaj portierit Stivi Frashërit.
Policia fillimisht arrestoi pesë persona, por në procedurën e intervistimit vetëm dy prej tyre Blend Korça dhe Fadil Robelli janë ndaluar në paraburgim, ndërsa Leotrim Mustafa, Pajtim Halili dhe Hasip Islami janë dërguar në procedurën për kundërvajtje./rajonipress/