Fundamenti

Lamtumirë Irfan Shaqiri! (1950 – 2024)

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot edhe një shok, një veprimtar më pak!Mëngjesin e sotëm, posa hapa facebookun, lajmi i parë ishte tërqethës! i pabesuar! Lajm i trisht, lajm mortor, lajm pikëllues, lajm i hidhur dhe i papritur! lajm tronditës dhe i dhimbshëm që njeriu nuk mund ta besoj por fatkeqësisht lajm i vërtetë ka shkruar Nijazi Musmurati.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Qenka ndarë nga kjo botë njeriu i urtë dhe i pa lavd, njeriu i ëmbël dhe i respektuar nga të gjithë, veprimtari i madh dhe i pandalur i çështjes kombëtare z. IRFAN SHAQIRI!
Me IRFANIN na lidhin shumë gjëra! Ishim shokë dhe nxënës të një gjenerate në shkollën normale!
Demonstrata e ndodhur e vitit 1968 në Gjilan, IRFANIN e gjejmë njëri ndër organizatorët kryesor së bashku me Rexhep Malën dhe Fatmir Salihun.
Për organizim të demonstratës të vitit 1968 u dënua me burg së bashku me dy shokët e tij të lartcekur Rexhepin dhe Fatmirin. Pas lirimit nga burgu i ’68-ës IRFANI filloi të vepronte në ilegalitet për çështjen madhore të atdheut dhe nga këtu pushteti serbosllav e hetoi dhe e burgosi si shumë veprimtarë të tjerë edhe IRFANIN duke e dënuar me disa vite me burg të rëndë.
Pas daljes nga burgu IRFANIN e gjejmë të radhitur në jetën politike që u zhvillonte at kohë në saje të pluralizmit politik! Në prag të luftës subjektet politike të Gjilanit ishin bashkuar në një subjekt të vetëm të quajtur “Bashkimi i Subjekteve Politike të Gjilanit (BSPGJ) ku IRFANIN e gjejmë në kryesinë e këtij subjekti.
Ishte anëtar i këshillit emergjent në mbledhjen dhe dhënjen e ndihmave për të zhvendosurit.
Kur zhvillohej lufta në Drenicë shumë familje patën ikur nga Drenica dhe vijnë në Gjilan për tu strehuar sepse ende nuk kishte filluar lufta e përgjithshme. përveç strehimit në Gjilan të shumë familjeve, disa familje u strehuan në Përlepnicë – rreth 13 familje me ndihmën e IRFANIT të cilat familje qëndruan me muaj të tërë.
Pas luftës IRFANIN e gjejmë në Qeverinë e Përkohshme të Gjilanit ku dha kontribut të çmuar dhe të jashtëzakonshëm në organizimin e jetës së popullit.
Përmes formave të ndryshme ndihmoi trupën mbrojtëse të Kosovës.
Ishte iniciator i ndërtimit të kazermës “Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha” në Gjilan.
Ky shkrim përmbledh në pika të shkurtra punën dhe veprimtarinë e IRFAN SHAQIRIT! Për te ka shumë të shkruhet dhe të thuhet dhe duhet të shkruhet në pambarim.
Njerëzit si IRFANI nuk vdesin por jetojnë gjithherë prore në zemrat e popullit!
Lavdi jetës dhe veprës madhore të IRFAN SHAQIRIT!/nijazi musmurati/rajonipress/
Gjilan, 01.10.2024