Mobi Casa

Ndalet meremetimi i Çarshisë së Madhe të Gjakovës, ishte çoroditje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjakovë – Një projekt i Komunës së Gjakovës synon të ndryshojë autenticitetin e Çarshisë së Madhe. Për ndërrimin e gurëve të moçëm të kësaj lagjeje janë sjellë gurë të Gllarevës. Zejtarë që veprojnë në zonë, të mbështetur edhe nga grupe qytetarësh, kanë akuzuar autoritetet komunale se kanë devijuar nga projekti bazë për këtë zonë.

E të hënën, atyre në ndihmë u ka dalë edhe Ministria e Kulturës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp të institucionit më të lartë të Kulturës në vend është bërë me dije se është urdhëruar ndalimi i punimeve në “Çarshinë e Vjetër”. Kreu i MKRS-së, Memli Krasniqi, dhe ai i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, kanë pasur një bisedë, sqarohet në komunikatë.

Projektin për meremetimin e Çarshisë së Madhe po e financon Komuna e Gjakovës, e cila ka ndarë rreth 1 milion euro. Ndërsa atë po e mbikëqyr Instituti për Mbrojtje të Monumenteve. Në këtë të fundit nuk kanë dashur të bisedojnë për projektin. I kontaktuar nga gazeta, drejtori i këtij instituti në Gjakovë, Osman Gojani, nuk ka dashur të fliste për këtë çështje.

Por ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, teksa ka urdhëruar përmes një vendimi ndalimin e menjëhershëm të punimeve në “Çarshinë e Madhe” të Gjakovës, ka konsideruar se ato janë një ndërhyrje shumë e rëndë në trashëgiminë kulturore, por po ashtu shkelin edhe Ligjin në fuqi për trashëgimi kulturore. “Çarshia e Madhe e Gjakovës” është pjesë e Listës së trashëgimisë në mbrojtje të përkohshme, që është nënshkruar nga Ministri Krasniqi.

Eco Higjiena

“Vendimi që hyn në fuqi qysh sot, është marrë pas konsultimesh dhe kërkesës së një raporti në lidhje me gjendjen e krijuar. Ky vendim për ndalimin e punimeve bazohet në Ligjin për trashëgimi, në nenin 14”, thuhet në komunikatë.

E halli i zejtarëve është devijimi nga projekti i Komunës. Aziz Shtrezi, kryetar i shoqatës së zejtarëve “Çarshia e Madhe”, duke arsyetuar reagimin dhe pakënaqësinë, ka thënë se në vend të pllakave, Komuna ka sjellë gurë të Gllarevës.

“Premtimi ka qenë tjetër, ka qenë pllakë e granitit, ndërkohë u ndryshua, ku është hesapi këta e dinë. Tash kanë prurë gurë të Gllarevës që nuk përdoren më”, ka pohuar ndërkohë ai.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.