FIDANISHTJA

Ndahet nga jeta profesori, arkitekti dhe intelektuali i shquar Arsim Murseli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, arkitektit dhe intelektualit të shquar, Arsim Murseli – një bashkëpunëtor i respektuar, mik i afërt dhe kontribuues i rëndësishëm në komunitetin akademik të UBT-së.

Profesor Arsim Murseli do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e arsimit të lartë, veçanërisht në fushën e arkitekturës, për vizionin e tij të gjerë, përkushtimin profesional dhe integritetin njerëzor që e karakterizonte.

Ai ishte një figurë e rrallë, që me mençurinë, modestinë dhe dashurinë për dijen, frymëzoi breza të tërë studentësh dhe kolegësh.

Si ligjërues dhe arkitekt i shquar, ai kontribuoi në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta, duke e mbajtur gjithmonë përparësi edukimin dhe zhvillimin profesional të studentëve dhe kolegëve të tij.

Uji Dea

Angazhimi i tij në udhëheqjen e degës së UBT-së në Ferizaj ka lënë pas një trashëgimi të qëndrueshme, ndërsa puna e tij e palodhur për avancimin e arsimit dhe arkitekturës do të jetë gjithmonë një shembull për të gjithë ata që e ndoqën.

Në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafit akademik, administrativ dhe studentëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Murseli, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe ta vlerësojnë figurën dhe veprën e tij.

U prehtë në paqe shpirti i tij fisnik dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.