FITORJA

Ndahet nga jeta Halit Shabani, njeriu i mirë, me vepra të mira

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Është ndarë nga jeta Halit Shabani nga Pograxha e Gjilanit, një njeri me shumë vepra të mira, humanist deri në fund. I urtë e shumë i ditur dhe komunikues. Edhe pse ka jetuar e vepruar një kohë të gjatë në Gjermani në fabrikën e “Mercedesit”, ai kurrë se kishte prishur Ramazanin.

Plaku i fjalëve dhe veprave të mëdha Halit Shabani nga Pograxha e Gjilanit është ndarë nga kjo botë duke lënë pas vetës shumë vepra humane. Edhe pse ishte 86 vjeçar ai deri në momentet e fundit të vdekjes ka shkuar në ritet fetare. Kishte agjëruar plotë 76 Ramazana.

“Kam punuar që nga viti 1969-1999 në Gjermani dhe asnjëherë nuk e kam prishur Ramazanin. Më kanë respektuar shokët e miqtë e punës edhe pse punoja në fabrikën e Mercedesit”, kishte deklaruar më herët Halit Shabani.

Halit Shabani ose plaku i mirë me vepra të mira thoshte se në jetë e kanë mbajtur parimet dhe kujdesi që ka treguar ndaj të tjerëve. “Nëse respektoni të tjerët duhet ta dini se keni respektuar edhe vetën. Respekti i ndërsjellë dhe harmonia ndër fetare në Kosovë janë shtyllat tona kryesore”.

FITORJA

Padyshim se për plakun Halit Shabanin mund të shkruhet edhe shumëçka, por jeta e tij ishte e dinjitetshme dhe me shumë kulturë, mençuri, i heshtur dhe çdo herë, fetar.

Halit Shabanit ka bërë vite të shumta në kurbet dhe asnjëherë se ka lënduar askënd, përkundrazi ka ndihmuar shumë kurbetqar dhe njerëz në nevojë në Gjermani”.

Siç kanë njoftuar familjarët varrimi i Haxhi Halit Shabanit bëhet më 03.04.2021 me namazin e Drekës në varrezat e qytetit te Gjilanit, vdekje natyrale kanë shkruar familjarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.