Eko Higjiena

Ndahet nga jeta fotografi i njohur gjilanas Shaip Dubova

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka ndërruar jetë fotografi gjilanas Shaip Dubova, kanë njoftuar familjarët përmes ‘facebook’ për vdekjen e tij.

Ky është njoftimi nga familjarët:
Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova.

Për detajet rreth varrimit ju njoftojmë.

Kush ishte Shaip Dubova, një shkrim i mëhershëm nga Rajonipress

Robërit e luftës, rasti i fotografit Shaip Dubova, zhvilloi mbi 400 fotografi vetëm gjatë një dite

Gjilan – Shaip Dubova e ka të vështirë të kujtojë fotot që ka parë njerëz të vrarë, të plagosur, pa duar, pa këmbë, pa organet gjenitale. Kam parë foto ku paramilitari shihet duke e vrarë viktimën shqiptarë. Të gjitha këto foto i kam ruajtur me shumë rrezik dhe pas luftës i kam dorëzuar në OSBE dhe në organet e Qeverisë së përkohshme, por kurrë nuk e di se ku kanë shkuar ato fotografi, sqaron Dubova.

FITORJA

Ushtria dhe policia serbe pos vrasjeve të civilëve të pafajshëm ka ditur që të kap peng edhe njerëzit që kanë pasur profesione të veçanta. Të njohur si robër lufte, një rast që e vlen të shkruhet është padyshim zënia rob-peng e fotografit Shaip Dubova.

Sipas Dubovës forcat serbe e kanë detyruar me dhunë që të punojë për ushtrinë dhe policinë serbe nga data 9 maj 1999 deri në ditën e hyrjes së forcave të NATO-së.

“Për punën e dhunshme që kam bërë gjatë luftës e kam njoftuar edhe degën e LDK-së në Gjilan. Unë isha i zënë robër dhe me sytë e mi kam parë e zhvilluar mbi 400 fotografi vetëm gjatë një dite. Të gjitha vrasjet e ndodhura në Kosovë nga forcat serbe i kam zhvilluar unë” rrëfen Shaipi.

Ai madje e ka të vështirë të kujtojë fotot që ka parë njerëz të vrarë, të plagosur, pa duar, pa këmbë, pa organet gjenitale. Kam parë foto ku paramilitari shihet duke e vrarë viktimën shqiptarë. Të gjitha këto foto i kam ruajtur me shumë rrezik dhe pas luftës i kam dorëzuar në OSBE dhe në organet e Qeverisë së përkohshme, por kurrë nuk e di se ku kanë shkuar ato fotografi”, sqaron Dubova.

“Fotot e para që i kam zhvilluar janë masakra e Krushës dhe vrasjet në Zhegër. Të gjitha fotot e zhvilluara nga serbët janë bërë në shtatë kopje dhe janë dërguar menjëherë për në Beograd” thotë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.