Ndahet nga jeta aktivisti dhe profesori Naim Shaqiri

Gjilan – Naim Shaqiri ishte aktivist i palodhshëm edhe i pajtimit të gjaqeve, ishte aktivist nga ditët e para në Partinë Parlamentare të Kosovës, pjesë e shoqërisë civile, aktivist në mbrojtje të ambientit e natyrës.
Naim Shaqiri ka ndërruar jetë sot në moshën 57 vjeçare. Naim Shaqiri profesor i gjuhës angleze, aktivist i palodhshëm i të drejtave të kafshëve, aktivist i shoqërisë civile dhe një njeri që ka ditur të rrezatojë vetëm pozitivistet për Gjilanin, do të kujtohet dhe mbahet mend si një intelektual që tërë kohën ka dashur ta ketë një qytet ku mbretëron ligji e pastërtia.
Naim Shaqiri do të mbetet një figurë e nderuar dhe e respektuar nga ana e qytetarëve gjilanas./rajonipress/