Hidromorava

Ndahen pikët në rrebesh gola e kartona

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ndeshja e javës së 15 Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll në mes Dritës dhe Llapit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Në fillim të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për viktimat e rëna në Francë.

Futbollistët e Dritës në fillim të ndeshjes treguan se në këtë ndeshje do të bëjnë një paraqitje të mirë çka edhe u dëshmua.

Në minutën e 5 Arbnor Ramadani për pak sa nuk shënon ai godet shtyllën pingule të majtë të portierit mysafir Afrim Ademi nga 10 metra.

Loja dominuese e Dritës erdhi në shprehje në minutën e 26 kur festim Krasniqi depërton nga ana e djathtë bukur gjenë Alban Shillovën i cili nuk e patë vështirë nga 3-4 metra i vetmuar ta gjen rrjetën e mysafirëve duke sjellë
skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Mysafirët të vetmin rast të mirë në pjesën e parë e patën në minutën e 40 kur Alban Mavriqi pasi shmang dy mbrojtës të Dritës bukur gjuan nga 16 metra por edhe më bukur intervenon portieri i Dritës Artan Latifi duke shpëtuar rrjetën e tij.

Një tempo të mirë të lojës futbollistët e Dritës e vazhdojnë edhe në pjesën e dytë në minutën e 48 Festim Krasniqi pasi kalon dy futbollist mysafir me një gjuajtje precize nga 10 metra gjen portën e Llapit duke ngritur epërsinë në 2-0.

Futbollistët e Dritës u vetëkënaqën me këtë rezultat duke ju hakmarrë futbollistët e Llapit.
Në minutën e 65 Enis Zabërxha depërton nga ana e djathtë harkon më së miri gjendet Besnik Ibishi i cili zëvendësoi bashkëlojtarin e tij Kushtrim Shabanaj nga 10 metra gjen rrjetën e Latifit duke zvogëluar epërsinë e skuadrës së tij në 2-1.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes në minutën e 85 mbrojtja e Dritës bie në gjumë në tollovin e krijuar më së miri gjendet Alban Mavriqi i cili nga 7-8metra barazon rezultatin në 2-2duke e shpëtuar një pikë nga ky ballafaqim për skuadrën e tij.

Në minutën e 90 Alban Shillova i Dritës ndëshkohet me karton të kuqë pas një ndërhyrje të palejuar

HW

Të njëjtin fat e patë edhe futbollisti i Llapit Egzon Sinani dy minuta më vonë pas një ndërhyrje të palejuar.

Në pesë minutat e fundit tifozët e Dritës ‘Intelektualët’ në shenjë të pakënaqësisë së rezultatit braktisën stadiumin.

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Shikues: rreth 700
Gjyqëta: Vulaj, Këpuska, Hyseni, Cerroviku

Kartona të verdhë : Kastrati, Ajdari, Krasniqi (D),Namoni, Ibishi, Zabëexha (LL)
Kartona të kuqë : Shillova (D), Sinani (LL)
Gola shënues :Shillova 26, F.Krasniqi 48(D) Ibishi 65, Mavriqi 85 (LL)

Drita: Latifi, Hashani, Cakaj, Kastrati (Zendeli), Qekini, Limani, A. Ramadani (Ajdari), Y.Ramadani
F.Krasniqi, E.Krasniqi(Guraziu), Shillova.

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Blakqori, Namoni, Zogiani, Shabanaj (Ibishi),Mavriqi(Neziri)

Emini (Billalli), Zabërxha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.