Nazim Sejdë Budrika, figurë e rëndësishme kombëtare dhe me vlera historike

Gjilan – Nazim Sejdë Budrika – një personalitet që duhet të ndriçohet e vërteta, biografia dhe aktivitetet e tija në luftërat për çlirimin gjithë – kombëtar. Nazimi duke jetuar në një rreth familjar me traditë historike dhe duke patur rasti që të jetë vazhdimisht si fëmijë i familjes që kishte reputacion dhe në konakun e hapur – Oden e Sejdë Budrikës, pati mundësinë që nga ajo odë të formësohet me vlera të ndryshme historike krahas rritjes së tij.
U lind në Budrikë të Epërme nga një familje e pasur dhe me traditë kombëtare si dhe familje me një reputacion të madh të asaj kohe. Ishte biri i një figure të ndritshme të kohës, pra djalë i Sejdë Budrikës, i cili atë kohë ishte deputet i perandorisë së Mbretit Aleksandër të Jugosllavisë mbretëri.
Nazimi duke jetuar në një rreth familjar me traditë historike dhe duke patur rasti që të jetë vazhdimisht si fëmijë i familjes që kishte reputacion dhe në konakun e hapur – Oden e Sejdë Budrikës, pati mundësinë që nga ajo odë të formësohet me vlera të ndryshme historike krahas rritjes së tij.
Si i ri pati rastin të rri dhe të takoj burrat e kohës të cilët patën mbi supet e tyre edhe fatin e popullit shqiptar të shumë përvuajtur. Nga bisedat dhe tregimet mbi gjendjen e popullit Nazimi morri një përgatitje morale e shpirtërore dhe pasi që u njoftua mirë e mirë me situatën, ai e pa nevojën dhe me domosdoshmërinë për të menduar se ky popull meriton të jetë i lirë dhe duhet që të bashkohen të gjitha forcat përparimtare e luftarake të kohës për të filluar një epokë të re për ta çliruar vendin nga hegjemonit e njëpasnjëshme që ishte prezentë ndër shekuj.
Si shumë të rinj të asaj kohe edhe pse ishin kohëra të errëta dhe me mjegullën politike, Nazimi diti shumë mirë të gjykoj drejt dhe të ndajë nga ajo mjegull politike se kah duhet të drejtohen ideologjitë e reja të cilat do të vepronin dhe të sjellnin që edhe lufta edhe politika të jenë në favorin e lirisë dhe çlirimit të gjitha trojet ka janë shqiptarët.
Nazimi me entuziazmin e tij dhe me përkushtimin që e kishte edhe familja, rreshtohet në radhët e Mbrojtjes Kombëtare në Komandën Ushtarake të Kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare të nënprefekturës së Gjilanit, udhëhequr nga Mulla Idriz Gjilani, qëllimi i forcimit të vijës së kufirit dhe rekrutimit të luftëtarëve të rinj të cilëve i kushtuan një rendësi të veçantë.
Në këtë mobilizim Nazim Budrika u shqua me shkathtësinë e ti, me atdhedashurinë dhe patriotizmin e tij si dhe me luftën që bënte në frontet e luftës dhe arriti në nivelin e komandantit me gradën Kapiten.
Për ta njohur më mirë këtë figurë emblematike ne kemi marr material nga Libri “Beteja e Kikës “ ku aty tregohen më në detaje luftat e rrepta që u zhvilluan gjatë periudhës së luftë së dytë Botërore e cila emërohej LNÇ e në fakt doli që nuk ishte për popullin shqiptar çlirimtare, por grabitqare.
“Gjatë natës mes 25 dhe 26 korrikut, forcat partizano-çetnike të divizioneve 21, 24 e 25 serb të UNÇJ-së sulmuan me përforcimet e reja ushtarake me rreth 3.000 – 3.500 ushtaresh me një front të gjerë prej 20 km, me një koncentrim më të madh në drejtim të Hogoshtit, ku edhe kishin arritur të depërtonin në disa drejtime.(Po aty),
Sulmi i parë i forcave partizano-çetnike nga Divizioni i 22-të serb të UNÇJ-së, në drejtim të Kosovës lindore filloj me 28 qershor 1944 kur një grup 500-600 vetash të mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan në drejtim të Kikës e Velegllavës me të vetmin qëllim për të depërtuar në drejtim të Gjilanit, por ata hasën në qëndresë të ashpër të Mbrojtjes Kombëtare të cilat kishin moral të pathyeshëm me që ishin në mbrojtje të trojeve të tyre etnike.
Sipas disa të dhënave forcat armike të brigadës së 13-të të divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 të vrarë, 131 të zënë robër, në mesin e të cilëve edhe 5 femra.
Edhe forcat vullnetare patën humbje, kishin 17 të vrarë, nga të cilët 2 oficerë dhe shumë të plagosur,por kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare që i dilnin në mbrojtje kufirit.
Të zënët rob u trajtuan në mënyrë humane dhe në përputhje me ligjet e luftës, nga të zënët robër u pushkatua Ymer Fejza – Molla nga Svirca, pasi që si shqiptar së bashku me serbet kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe një serb i cili më parë paska vrarë Bajram Ahmetin nga Poliçka.
Pas fitores në Luftën e Velegllaves, nuk kishte vend për vetëkënaqësi dhe u shtua vigjilenca sepse ishin të vetëdijshëm se do të priten sulme nga forcat partizano – çetnike andaj Komanda Ushtarake e kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare të nënprefekturës së Gjilanit forcimit të vijës së kufirit dhe rekrutimit të luftëtarëve të rinj i kushtuan një rendësi të veçantë.
Në këtë drejtim pos Komandës Ushtarake ishin angazhuar edhe shume krerë si Molla Haki Efendiu i cili kishte respektin në popull e i cili shpesh në vijë të kufirit i shoqëruar nga Mulla Idriz Gjilani, Mulla Mehmeti, Haqif Tetova, Lot Vakun, Osmon Agë Biçkun e të tjerë të cilët për qëllim kishin rritjen e moralit të luftëtarëve të tyre, përpunonin strategjinë e mbrojtjes së kufirit, për fjalën e Haki Efendiut dha në dëshmitë e tyre disa pjesëmarrës të betejave e të cilët ende i kanë të freskëta kujtimet dhe fjalët e Molla Haki Efendiut.
(Në ketë lufte e cila njihet si Beteja e Kikës, vija e frontit shtrihej nga Llapardinca, Lluqani afër Bujanocit e deri në Velegllavë në të cilën veç vullnetareve mori pjesë edhe ushtria e rregullt shqiptare me Komandantin Fuad Xhafer Dibra në krye dhe oficeret e shumtë si kapiten Shefqet Bylykbashi nga Drenica i cili kishte pozicionin me artilerinë e tij në Gjyrishec, majori Sahit Bashanga Peja, toger Gjon Martini, kapiten Nazim Sejda-Budrika e shumë oficerë të tjerë, si dhe Hetë Koka[6] .
Kjo luftë ishte shumë më e ashpër se e para një muaji, por edhe ky tentim i forcave partizano-çetnike dështoi sepse kishin hasur në qëndresën e fortë dhe shumë të vendosur të forcave vullnetare të përforcuara nga viset tjera të Kosovës të organizuara nga Komiteti i Rinisë për Mbrojtjen e Kosovës që vepronte në kuadër të Lidhja e Dytë e Prizrenit.)
Në vijim të përmendi vetëm epopetë më të lavdishme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore të vitit 1944:
Lufta e Velegllavës e datës 28 qershor,
Beteja e Kikësmë 26 dhe 27 korrik,
Lufta e Preshevës më 11 dhe 12 shtator, dhe
Lufta e Bajramit për Bujanocin, më 18 dhe 19 shtator.
Këto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues të Mulla Idris Gjilanit, i cili në prag të Festës së Bajramit të Madh e kishte lëshuar thirrjen e pa shkelshme për popullsinë: Mulla Idriz Gjilani./enversahiti/rajonipress/