ARKATANA

Nazmi Musa: Arsimin në Gjilan duhet ta bëjmë shembull

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për ta parë nga afër performancën e menaxhmentit dhe të punonjësve të arsimit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Arsim, Nazmi Musa si dhe kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, kanë bërë vizitë të paparalajmëruar në shkollën fillore “Selami Hallaqi”.

Ahmet Aliu, drejtor në këtë shkollë, pasi ka falënderuar për vizitën, i ka njoftuar përfaqësuesit e Komunës për mbarëvajtjen, suksesin dhe sfidat që po ballafaqohen në këtë shkollë. Ai tha se “Selami Hallaqi” është shkollë elite në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetari Rexhep Kadriu theksoi se Komuna është e interesuar që të ketë cilësi të lartë në shkollat tona dhe se do të jetë prioriteti numër një i qeverisjes së Lutfi Hazirit, për të shtuar se bashkëpunimi mes vete do të jetë shumë i mirë.

UBT

Ndërsa drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle vigjilencë të madhe për punonjësit e arsimit, për të pasur një sistem edukativo arsimor për lakmi.
“Kërkoj nga ju që t’i mbikëqyrni arsimtarët vazhdimisht, në mënyrë që t’i përmbahen orarit të punës, t’i përmbahen kodit të veshjes dhe të kujdeset në mënyrë permanente që të ketë një proces të rregullt edukativo-arsimor. Sektorin e arsimit në Gjilan duhet ta bëjmë shembull”, ka thënë drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.

Në këtë takim është folur edhe për rritjen e sigurisë në shkolla për të pasur një proces të rregullt mësimor. Përfaqësuesit komunal kanë para nga afër edhe nivelin e pastërtisë në këtë shkollë.

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të ketë vizita të paparalajmëruar shkollat e Gjilanit, me qëllim të ngritjes së nivelit të arsimit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.