Nazim Sejdë Budrika – Komandant i Betejës së Kikës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Enver Sahiti – Nazim Sejdë Budrika – Një personalitet që duhet të ndriçohet e vërteta, biografia dhe aktivitetet e tija në luftë për çlirimin gjithekombëtar.U lind në Budrikë të Epërme nga një familje e pasur dhe me traditë kombëtare si dhe familje me një reputacion të madh të asajë kohe. Ishte biri i një figure të ndritshme të kohë pra djalë i Sejdë Budrikës, i cili atë kohë ishte deputet i perandorisë së Mbretit Aleksandër të Jugosllavisë mbretëri. Nazimi duke jetuar në një rreth familjar me traditë historike dhe duke patur rasti që të jetë vazhdimisht si fëmi i familjes që kishte reputacion dhe në konakun e hapur – Oden e Sejdë Budrikës, pati mundësinë që nga ajo odë të formësohet me vlera të ndryshme historike krahas rritjes së tij.

Si i ri pati rastin të rri dhe te takoj burrat e kohës të cilët patën mbi supet e tyre edhe fatin e popullit shqiptar të shumë përvuajtur. Nga bisedat dhe tregimet mbi gjendjen e popullit Nazimi morri një përgatitje morale e shpirtërore dhe pasi që u njoftua mire e mire me situatën, ai e pa nevojën dhe me domosdoshmërinë për të menduar se ky popull meriton të jetë i lire dhe duhet që të bashkohen të gjitha forcat përparimtare e luftarake të kohës për të filluar një epokë të re për ta çliruar vendin nga hegjemonit e njëpasnjëshme qe ishte prezentë ndër shekuj.

Si shumë të rinj të asaj kohe edhe pse ishin kohëra të errëta dhe me mjegullën politike , Nazimi diti shumë mire të gjykoj drejt dhe të ndajë nga ajo mjegull politike se kah duhet të drejtohen ideologjitë e reja të cilat do të vepronin dhe të sjellnin që edhe lufta edhe politika të jenë në favorin e lirisë dhe çlirimit të gjitha trojet ka janë shqiptarët. Nazimi me entuziazmin e tij dhe me përkushtimin që e kishte edhe familja , rreshtohet në radhët e Mbrojtjes Kombëtare në Komandën Ushtarake të Kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare te nënprefekturës se Gjilanit udhëhequr nga Mulla Idriz Gjilani, qëllimi i forcimit të vijës së kufirit dhe rekrutimit të luftëtarëve të rinj të cilëve i kushtuan një rëndësi të veçantë.

Në këtë mobilizim Nazim Budrika u shqua me shkathtësinë e tij, me atdhedashurinë dhe patriotizmin e tij si dhe me luftën që bënte në frontet e luftës dhe arriti në nivelin e komandantit me gradën Kapiten . Për ta njohur më mire këtë figure emblematike ne kemi marre material nga Libri “ Beteja e Kikës “ ku aty tregohen më në detaje luftërat e rrepta që u zhvilluan gjatë periudhës së luftë së dytë Botërore e cila emërohej LNÇ e në fakt doli që nuk ishte për popullin shqiptar çlirimtare por grabitqare.

“Gjatë natës mes 25 dhe 26 korrikut, forcat partizano – çetnike te divizioneve 21, 24 e 25 serb te UNÇJ-se sulmuan me përforcimet e reja ushtarake me rreth 3.000-3.500 ushtaresh me një front te gjere prej 20 km, me një koncentrim më të madh në drejtim të Hogoshtit ku edhe kishin arritur të depërtonin në disa drejtime.(Po aty), Sulmi i parë i forcave partizano-çetnike nga Divizioni i 22-të serb te UNÇJ-se, në drejtim të Kosovës lindore filloj me 28 qershor 1944 kur një grup 500-600 vetash te mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan ne drejtim te Kikës e Velegllavës me te vetmin qellim për të depërtuar në drejtim të Gjilanit, por ata hasen në qëndresë të ashpër të Mbrojtjes Kombëtare të cilat kishin moral të pathyeshëm, meqë ishin në mbrojtje të trojeve të tyre etnike.

Sipas disa të dhënave forcat armike të brigadës së 13-të të divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 të vrarë, 131 të zënë robër në mesin e të cilëve edhe 5 femra. Edhe forcat vullnetare patën humbje, kishin 17 të vrarë, nga të cilët 2 oficerë dhe shumë të plagosur, por kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare që i dilnin në mbrojtje kufirit.

Te zënët rob u trajtuan ne mënyrë humane dhe ne përputhje me ligjet e luftës, nga te zënët robër u pushkatua Ymer Fejza-Molla nga Svirca pasi qe si shqiptar se bashku me serbet kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe një serb i cili me pare paska vrare Bajram Ahmetin nga Poliçka.

Mobi Casa

Pas fitores në Luftën e Velegllaves, nuk kishte vend për vetekenaqesi dhe u shtua vigjilenca sepse ishin te vete dijshëm se do te prite nsulme nga forcat partizano-çetnike andaj Komanda Ushtarake e kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare te nënprefekturës se Gjilanit forcimit të vijës se kufirit dhe rekrutimit te luftëtarëve te rinjë i kushtuan një rëndësi të veçantë.

Në këtë drejtim pos Komandës Ushtarake ishin angazhuar edhe shume krerë si Molla Haki Efendiu i cili kishte respektin ne popull e i cili shpesh në vijë të kufirit i shoqëruar nga Mulla Idriz Gjilani, Mulla Mehmeti, Haqif Tetova, Lot Vakun, Osmon Agë Biçkun e të tjerë të cilët për qellim kishin rritjen e moralit të luftëtarëve të tyre, përpunonin strategjinë e mbrojtjes së kufirit, për fjalën e Haki Efendiut dha në dëshmitë e tyre disa pjesëmarrës të betejave e të cilët ende i kanë të freskëta kujtimet dhe fjalët e Molla Haki Efendiut.

(Në këtë luftë e cila njihet si Beteja e Kikës, vija e frontit shtrihej nga Llapardinca, Lluqani afër Bujanocit e deri ne Velegllavë në të cilën veç vullnetareve mori pjesë edhe ushtria e rregullt shqiptare me Komandantin Fuad Xhafer Dibra në krye dhe oficerët e shumtë si kapiten Shefqet Bylykbashi nga Drenica i cili kishte pozicionin me artilerinë e tij në Gjyrishec, majori Sahit Bashanga Peja, toger Gjon Martini, kapiten NazimSejda-Budrika e shumë oficerë të tjerë, si edhe Hetë Koka[6] .

Kjo luftë ishte shumë më e ashpër se e para një muaji, por edhe ky tentim i forcave partizano-çetnike dështoi sepse kishin hasur në qëndresën e fortë dhe shumë të vendosur të forcave vullnetare të përforcuara nga viset tjera të Kosovës të organizuara nga Komiteti i Rinisë për Mbrojtjen e Kosovës që vepronte në kuadër të Lidhja e Dytë e Prizrenit.)

Në vijim të përmendi vetëm epopetë më të lavdishme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore të vitit 1944:

Lufta e Velegllavës e datës 28 qershor,
Beteja e Kikës më 26 dhe 27 korrik,
Lufta e Preshevës më 11 dhe 12 shtator, dhe
Lufta e Bajramit për Bujanocin, më 18 dhe 19 shtator.

Këto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues të Mulla Idris Gjilanit, i cili në prag të Festës së Bajramit të Madh e kishte lëshuar thirrjen e pa shkelshme për popullsinë: Mulla Idriz Gjilani.[7]/rajonipress/