UBT

Analfabetizmi funksional, sfidë alarmuese në arsim

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Me gjithë rritjen e përfshirjes në arsimin e obliguar, një pjesë e madhe e të rinjve në Kosovë po e kryejnë atë pa aftësitë bazike për të kuptuar, analizuar dhe përdorur njohuritë në jetën e përditshme, një dukuri që ekspertët e quajnë analfabetizëm funksional dhe që po shihet si një ndër sfidat më serioze për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, tha për EO se ky fenomen është veçanërisht shqetësues për gjeneratat që përfundojnë arsimin e obliguar, por mbesin të papërgatitura për jetën dhe tregun e punës.

Qehaja e lidhi drejtpërdrejt numrin e analfabetëve me mungesën e shkollimit të obliguar në të kaluarën.

“Ky numër, në këtë shifër i paraqitur nga ASK i analfabetëve është i tillë edhe i lidhur drejtpërdrejt atje edhe me numrin e popullsisë që nuk kanë ndjekur shkollimin e obliguar. Na bartet statistikë nga viti në vit. Do të reduktohet pa dyshim, pasi rikujtoj që tani pjesëmarrja në shkollimin e obliguar është jashtëzakonisht e madhe në krahasim me 40-50 vjet më herët, në të cilat na kanë sjellë këtë statistikë, siç është super e lartë. Në secilin rast vlerësoj se më problem përtej analfabetizmit të këtyre gjeneratave që i kemi prezentë në këtë numër është analfabetizmi funksional i shumë gjeneratave, të cilët përkundër që përfundojnë shkollimin e obligueshëm, me të vërtetë ju mungojnë jashtëzakonisht shkathtësitë dhe aftësitë, që ju shërbejnë atyre për jetë, për punësim dhe për karrierë”, tha ai.

Qehaja është i mendimit se përmirësimi i situatës mund të bëhet jo përmes statistikave më të mira, por përmes thellimit të reformave në cilësinë e arsimit.

Uji Dea

“Ajo çka është e domosdoshme është mbi të gjitha të reduktojmë braktisjen e shkollimit të obligueshëm. Ne ende kemi statistika në rritje fatkeqësisht të braktisjes, veçanërisht për disa grupe të margjinalizuara. Kjo duhet si pikënisje të kufizohet. Ndërkaq më në vëmendje përtej kësaj është pa dyshim një cilësi më e rritur e mësimdhënies që me të vërtetë i nxit dhe i bën të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, jo të diplomuar me një diplomë letër, por i bën të diplomuar me shkathtësi dhe aftësi që me të vërtetë ju nevojiten për jetë”, tha ai.

Njohësi tjetër i arsimit, Argjend Osmani, tha për Ekonomia Online se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e njohurive bazë si leximi dhe shkrimi, por tek mungesa e aftësive për të kuptuar dhe përdorur ato njohuri.

Osmani kërkon investim serioz në sistemin arsimor.

“Analfabetizmi në kuptimin e tij ngërthen në vete shumë pasoja afatgjata për shoqërinë tonë, po natyrisht edhe për vetë individët. Andaj, edhe duhet të ndërmerren masa konkrete që të ngrihet cilësia në arsim dhe faktikisht të punohet me rininë tonë që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të kenë faktikisht një qasje analitike se çka po i pret ata me një dije të tillë të paktë, ku nuk janë në gjendje të lexojnë fare apo edhe janë analfabetë funksionalë, në kuptimin që diçka dinë të lexojnë, por jo edhe ta kuptojnë dhe t’i përdorin shkathtësitë e tyre analitike dhe kritike për të kuptuar dhe për të krijuar diçka më të madhe. Duhet pasur parasysh që kombet e tjera janë duke investuar shuma të konsiderueshme dhe serioze në arsimimin e popullsisë së tyre, kurse ne përballemi me një numër të konsiderueshëm të analfabetëve, që tregon se qasja institucionale e Kosovës është e gabuar. Duhet punuar dhe duhet dhënë më tepër rëndësi arsimit”, tha Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.