United Hospital

Nazif Sylejmani, një jetë me ditar në dorë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I madh e i vogël gjilanas e më gjerë, e njohin Nazif Sylejmanin, arsimdashësin e shkollës shqipe. E njohin atë si punëtor të vyer e të rregullt. Pse jo? Ai, përkundër kushteve të vështira të jetës, shkollimin e mesëm e të lartë nuk e ndali. Nuk e ndali, edhe atëherë kur binte shi e borë, ai u gjend me kohë në shkollë e në punë. Nazif Sylejmani, tash në pension, udhëtoi nga disa kilometra rrugë nga Zhegovci i largët gjer në Gjilan dhe anasjelltas. Ai na është një hero i ditëve më të vështira të shkollimit.

Siç dihet, Nazif Sylejmani është i lindur më 10 qershor të vitit 1952 në fshatin Zhegoc, komuna e Gjilanit. Rrjedh nga një familje fshatare dhe bujare. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në fshatin e lindjes (Zhegoc), për të vazhduar më vonë pjesën tjetër të shkollimit në Shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Bresalc. Pas këtij shkollimi, ai vazhdoi mësimet në ish- Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Këtu me kohë e ka kryer këtë shkollë të arsimit të mesëm, më 1972. Ai menjëherë ka vazhduar studimet në FSHMN – Dega e Matematikës në Universitetin e Prishtinës nga 1972-1976. Jo vetëm kaq.

Pas përfundimit të studimeve, ai mezi pritte të zë një vend pune. Ishte i vendosur se pa punë nuk jetohet. Por, edhe profesioni i tij prej matematicienti, ia bënte më të lehtë kërkimin e vendit të punës, për faktin, se atë kohë, pak kush e kryente matematikën.

Nazif Sylejmani, sot rrëfen dhe rrëfimet e tij janë interesante dhe paksa rrënqethëse.“Po. Si çdo i ri, që kishte etje për punë, edhe unë mezi pritja të marrë ditarin e punës. E ëndërroja këtë profesion. Gjer vonë mendoja se si të dali para shkollarëve, si të hyj në bisedë me ta dhe si ta filloj orën e të përfundoj. Kjo “punë”pedagogjike më sillejt nëpër kokë. Por, me një këmbëngulje, ia fillova punës. Në fillim e fillova punën si mësues dhe arsimtar në Malësinë e Zhegocit. Këtu punova disa vite e më vonë tri vite kam punuar në QSHT në Lipjan. Por, lindën “problemet”. Më erdhi ftesa për të shkuar ushtar. I thosha vetës tash jam bërë “burrë” e jo mahi.

Shkova ushtar. Si e kreva shërbimin ushtarak, më 1979, jam kthyer në Gjilan për të punuar në QAMO, e pastaj në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” për afro 30 vite, për të vazhduar dy vite në Shkollën e Mesme Bujqësore “Arbëria” me plotësim orësh në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Dhe, 3 vitet e fundit të punës sime 41-vjeçare në arsim, i kam vazhduar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.
“Po, shton Nazif Sylejmani, tash në pension, – këtë rrugëtim të hershëm e kam bërë me shumë mund e vështirësi. E dij si sot, kur kam vazhduar mësimet e rregullta pranë ish- Shkollës Normale “Skënderbeu” në Gjilan, bëja udhëtim të vështirë e të largët. Krejt kohën kam udhëtuar në këmbë gjer në shkollë, Gjilan dhe anasjelltas. Udhëtova dhe ia dija “kymetin” shkollës.

ARKATANA

Shpeshherë prindërit më thonin se po ke vështirësi gjatë udhëtimit, por vjen një “vakt” dhe ia sheh hajrin. Shpeshherë më binin në mendje ato fjalë të prindërve se pa shkollë, nuk ka asgjë përpara. E kam kuptuar rëndësinë e shkollës. Mezi udhëtoja me dy a tri fletore e ndonjë libër. Ishte kohë e skamjes. Prindi merrej me shitjen e druve. Mezi ia dilte ta mbante familjen. Kohë e rëndë ishte. Vërtetë e rëndë e me shumë skamje jete…”
Kështu e nisi dhe e përfundoi rrëfimin Nazif Sylejmani, i cili hoqi të zitë e ullirit gjer sa kreu shkollën dhe u bë mësimdhënës me ditar në dorë. Pati momente të dhimbjes dhe, nga këto heqame të jetës së rëndë, atij nga pak i dilnin edhe lotët. Por, ai gjithnjë ishte optimist dhe përherë e dashti shkollën, librin, lapsin, por i deshi edhe arsimtarët që i jepnin vullnet për punë e jetë. Dhe, pas kësaj,Nazif Sylejmani, tash në pension, rrëfen ngjarje tjera. E evokon të kaluarën e tij, herë të dhimbshme, por edhe të ndritshme e krenare me plot suksese e aktivitete pune. Ai shtoi se, gjatë karrierës së tij është munduar të kontribuojë edhe në sferat tjera jetësore.

Siç mësuam, Nazif Sylejmani ka qenë anëtar i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve në kuadër të Këshillit Komunal, ku ka udhëhequr njërin ndër tubimet më masivë në Anamoravë, atë në Zhegoc, më 23.4.1990, ku e ka shoqëruar profesorin e nderuar, Anton Çetta së bashku me veprimtarët tjerë të kohës. Nga 2007-2009 ka qenë Këshilltar Komunal i KK Gjilan nga radhët e AKR-së. Gjithashtu, ai ka ndihmuar në disa komisione komunale, si në komisionin e arsimit, atë për ndarjen e bursave si dhe në komisionin për ndarjen e banesave, të cilat punë i ka bërë në mënyrë të dinjitetshme etj.

Të shtojmë edhe këtë se, Nazif Sylejmani ka qenë bashkëpunëtor i revistës pedagogjike e arsimore “Shkëndija”. Ka bashkëpunuar me “Zërin” e me revista tjera, duke krijuar fjalëkryqe e rebuse. Ishte një entuziast i madh i revistave tona shqipe.

Dhe në fund, ai dëshiroi t’i falënderojë të gjitha kolektivet e shkollës ku ka punuar, me një bashkëpunim të mirë, me një respekt të dyanshëm ku ka ndarë të mirën dhe të keqen në kohëra të mira dhe shumë të rënda të një kohe që e përjetuam./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.