UBT

Kurti: Abdixhiku me njoftoi për situatën në LDK, tash na duhet mbledhje e re e Kryesisë për të parë mundësitë si të ecim para

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur pasditen e sotme, me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, përcjell Gazeta Express.

Kurti, ka deklaruar se, Abdixhiku e ka njoftuar atë lidhur me situatën që ekziston brenda LDK’së.

Tutje, Kurti ka shtuar se edhe ai, e ka njoftuar të parin e LDK’së, për diskutimet me grupin parlamentar të VV’së.

Mobi Casa

‘’Nga kryetari Abdixhiku jam njoftuar mbi situatën që ekziston në subjektin e tij. Gjithashtu e njoftove edhe unë për diskutimet me GP të LVV. Tash na duhet një mbledhje e re e Kryesisë për të parë se cilat janë mundësitë që të ecim përpara. Vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se më parë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, dje, gjashtë deputetë të LDK’së kanë dalë kundër marrëveshjes së Kurtit dhe Abdixhikut për presidentin, ku është propozuar Bekim Sejdiu për këtë pozitë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.