United Hospital

NATO s’vendos për FAK-un

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i FSK-së Agim Çeku ka thënë se NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-së.

Sipas tij, një gjë e tillë është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, vendim i sovranit. Ish gjenerali i TMK-së, ka thënë se Aleanca veriatlantike mund të merr vendim ta mbështes apo jo një zhvillim të tillë, për çka është shprehur i bindur se NATO-ja do ta mbështesë, duke qenë se kjo, sipas tij, është në interes edhe të kësaj force.

Çeku ka ripërsëritur qëndrimin e shefit të tij në Qeveri, kryeministrit Hashim Thaçi, se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë 8 mijë ushtarë dhe 4 njësi komanduese. Emri Ushtri, për gjeneralin nuk do të thotë më shumë se sa Forcë e Armatosur.

“Ne do t’i kemi Forcat Tokësore që dikush i quan Ushtri, do ta kemi Gardën Kombëtare, do ta kemi Komandën e Logjistikës dhe Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, pra 4 lloj të forcave dhe për këtë arsye quhet Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Çeku në një intervistë për televizionin publik të Kosovës. “Me këto ndryshime, edhe Ministria për FSK-në do të shëndrohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe do të jetë ministri e mbrojtjes me kompetenca, me strukturë e me detyra të ngjashme me çdo ministri të mbrojtjes në botë”, ka shtuar më tej ai.
Çeku ka thënë të ketë mbetur i befasuar për interpretimin i cilin i është bërë, ngase sipas tij, NATO-ja nuk ka thënë ashtu.

Mobi Casa

“Është e vërtetë që NATO-ja merr vendime bazuar në konsensus. NATO vazhdon ta mbështes FSK-në dhe NATO nuk ka autoritet të merr vendime për të ardhmen e FSK-së ajo është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veç Kosova mund të merr vendim”, ka thënë Çeku.

Kryeministri aktual Hashim Thaçi, qysh në vitin 1999 kishte premtuar se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si një vendim plotësisht në përputhje me vullnetin e popullit, në përputhje me të drejtën legjitime të çdo vendi sovran që ta ketë ushtrinë e vet dhe në përputhje me ligjin.

Ministri Çeku, është pyetur nëse Forcat e Armatosura të Kosovës do të kujdesen edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit edhe në Veri.

“Ne e kemi një vend, e kemi një Kosovë dhe e trajtojmë Kosovën si tërësi, pra do të kujdeset për ruajtjen e sovranitetit të tërë territorit të Republikës së Kosovës dhe integritetin territorial në gjithë vendin”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.