Naser Berisha, zëri që u rrit në Gjilan dhe pushtoi skenën muzikore
Gjilan – Nga rrugët e qeta të Gjilanit drejt skenave muzikore shqiptare, Naser Berisha është një prej atyre emrave që ka ndërtuar identitetin e tij artistik me përkushtim, pasion dhe një lidhje të fortë me publikun. I lindur dhe i rritur në Gjilan, ai e ka shndërruar dashurinë për muzikën në një mision personal, duke u bërë një zë i njohur në trevat shqiptare dhe më gjerë.
Në historinë kulturore të Gjilanit, emri i Naser Berishës zë një vend të veçantë. Artist që e ka kthyer muzikën në mision dhe qytetin e tij në frymëzim të përhershëm, ai është ndër zërat që kanë dhënë kontribut të çmuar në identitetin muzikor të kësaj treve.
Nga rrugët e qeta të Gjilanit drejt skenave muzikore shqiptare, Berisha ka ndërtuar një rrugëtim artistik të qëndrueshëm, duke krijuar këngë dhe kompozime që i kushtohen qytetit të tij, ndër to edhe “Himni i Gilanit”, një vepër që mishëron krenarinë dhe shpirtin e këtij qyteti. I lindur dhe i rritur në Gjilan, ai e ka shndërruar dashurinë për muzikën në një mision personal, duke u bërë një zë i njohur në trevat shqiptare dhe më gjerë.
Që në moshë të re, Berisha shfaqi prirje për muzikën, duke marrë pjesë në aktivitete kulturore e festivale lokale. Zëri i tij i veçantë dhe interpretimi emocional e dalluan shpejt nga bashkëmoshatarët. Me kalimin e viteve, ai ndërtoi një repertor që përfshin këngë popullore dhe argëtuese, duke ruajtur gjithmonë frymën tradicionale të muzikës shqiptare.
Karriera e tij mori hov me publikimin e projekteve muzikore që u pritën mirë nga publiku, veçanërisht në dasma dhe mbrëmje festive, ku ai konsiderohet një ndër emrat më të kërkuar. Energjia në skenë, komunikimi i drejtpërdrejtë me publikun dhe aftësia për të krijuar atmosferë e kanë kthyer në një figurë të dashur për audiencën.
Përtej suksesit, Naser Berisha mbetet i lidhur ngushtë me qytetin e tij, Gjilanin, nga ku shpesh thekson se merr frymëzim dhe mbështetje. Ai përfaqëson modelin e artistit që, pa zhurmë të tepruar mediatike, ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme falë punës së vazhdueshme dhe respektit ndaj publikut.
Në një kohë kur tregu muzikor ndryshon me ritme të shpejta, Naser Berisha vijon të qëndrojë besnik stilit të tij, duke dëshmuar se autenticiteti dhe përkushtimi mbeten çelësi i suksesit afatgjatë.
Naser Berisha, një jetë në ritmin e rokut
Në historinë e rokut kosovar, emri i Naser Berishës qëndron si një gur themeli. I lindur më 26 shkurt 1968 në Gjilan, ai u rrit në një kohë trazirash shoqërore e politike, por gjeti strehë dhe identitet në muzikë. Rruga drejt skenës nuk ishte e menjëhershme: si shumë bashkëmoshatarë, provoi sporte e pasione të ndryshme, nga karateja e futbolli te fotografia, derisa, në moshën 13-vjeçare, ndaloi tek ajo që do të bëhej boshti i jetës së tij: kitara dhe kënga.
Në vitin 1984, bashkë me vëllain Shefqet dhe Zeqir Bajramin, themeloi bendin “Premiera”. Me ardhjen e bateristit Luli, grupi u konsolidua dhe për gjashtë vite u shndërrua në një nga formacionet më premtuese të kohës. Në kushte të vështira infrastrukturore, por me ambicie të qartë artistike, “Premiera” realizoi incizime në Radio Gjilani, më pas në RTP, si dhe paraqitje në TVP. Kënga “Maturantët” u bë shpejt një himn brezash, duke u renditur ndër më të dëgjuarat e kohës dhe duke i dhënë bendit një vend të veçantë në skenën muzikore.
“Kënga ‘Maturantët’ qëndroi për disa javë me radhë ndër këngët më të votuara në RTP dhe gjithmonë në krye të toplistës së asaj kohe.”
Por historia e tyre u ndërpre brutalisht nga zhvillimet politike të fillimviteve ’90. Më 5 korrik 1990, në ditën kur grupi pritej të realizonte një tjetër incizim në RTP, stafi u dëbua nga forcat serbe. “Nuk ka mbetur më kohë për muzikë”, u ishte thënë atëherë. Ishte një fjali që paralajmëroi fundin e një epoke. Megjithatë, grupi vazhdoi edhe disa vite të tjera, derisa në vitin 1993 u shpërbë përfundimisht. Emigrimi u bë rruga e vetme për të mbijetuar.
Pas luftës, kthimi në Kosovë shënoi edhe rikthimin e Berishës në muzikë. Ai mblodhi këngët e vjetra dhe krijoi të reja, duke realizuar albumin “Jo mos thuaj” në bashkëpunim me Nazmi Rexhepin dhe Reshat Beqirin, në studion Uniqsound të Enis Preshevës. Fillimisht, mungesa e videoklipeve e zbehu jehonën e albumit, por Berisha mësoi shpejt nga gabimi. Me realizimin e klipit të këngës “Do të doja”, ai u rikthye fuqishëm në toplista, duke arritur vendet e para në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kënga u rrit ngadalë, si një verë e mirë që kërkon kohën e vet për t’u shijuar.
Koncertet në Kosovë dhe diasporë u shtuan, ndërsa ai nisi punën për albumin e dytë. Para kësaj, për të forcuar bazën profesionale, ndoqi studimet për audio-inxhinieri në SAE Institute në Frankfurt. Aty, përveç aspektit teknik, u thellua edhe në marketingun muzikor, dije që do t’i shfrytëzonte për të ndërtuar strategji më të qëndrueshme promovimi.
Me kalimin e viteve, pamja e tij ndryshoi, por zëri mbeti i njëjtë – i fuqishëm, karakteristik, me atë ngjyrimin e thellë që e identifikon menjëherë. Krahas muzikës, Berisha u angazhua edhe në jetën publike, duke punuar pranë Lëvizja Vetëvendosje dhe duke u parë shpesh në aktivitete krah figurave politike si Albin Kurti.
Në vitin 2003, me këngën “A më kujton”, e cila qëndroi 12 javë në toplista, u ftua në festivalin Netët e Klipit Shqiptar në Tiranë, si një nga videoklipet më të mira të vitit. Ndërsa kënga “Haj shko…” – një kritikë e hapur ndaj dukurive negative në shoqërinë kosovare – u përball me ndalim transmetimi në disa media vendore, duke dëshmuar se rokeri nga Gjilani nuk i shmanget as temave të ndjeshme.
Albumet e tij u punuan mes Kosovës dhe Gjermanisë, në bashkëpunim me kompozitorë shqiptarë dhe gjermanë, ndërsa aranzhimet u realizuan nga producentë me përvojë ndërkombëtare. Në këtë rrugëtim mbi katër dekada, Naser Berisha ka mbetur besnik ndaj thelbit të rokut: autenticitetit, qëndrimit kritik dhe energjisë së pakompromis në skenë.
Karriera e tij nuk është thjesht histori suksesi, por dëshmi e një brezi që u rrit mes kufizimesh dhe e gjeti lirinë përmes muzikës. Dhe në çdo akord kitareje që ai prek, dëgjohet jehona e asaj rruge të gjatë nga Gjilani drejt legjendës.
Naser Berisha, zëri autentik i Gjilanit që mbetet besnik identitetit të tij artistik
Në skenën muzikore shqiptare, emri i Naser Berisha përfaqëson qëndrueshmëri, identitet dhe autenticitet. Me një karrierë që shtrihet ndër dekada, ai ka ndërtuar profilin e një artisti që nuk ndjek trendet kalimtare, por krijon me bindje, emocion dhe përgjegjësi artistike.
I njohur për timbrin e tij karakteristik dhe energjinë e veçantë skenike, Berisha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën rok në Kosovë. Që nga fillimet e tij me bendin “Premiera” në vitet ’80, e deri te projektet solo që e rikthyen fuqishëm në skenë pas luftës, ai ka dëshmuar se muzika për të nuk është thjesht profesion, por mision.
Projekti “Himni i Gilanit”, i lansuar në vitin 2023, është një nga dëshmitë më të qarta të lidhjes së tij të fortë me qytetin dhe publikun. Kënga u shndërrua në një emblemë emocionale për gjilanasit, duke e konsoliduar edhe më tej figurën e tij si artist që di të ndërtojë ura mes artit dhe identitetit qytetar.
Përtej interpretimit, Berisha është i përkushtuar edhe në aspektin profesional të muzikës, me përvojë dhe formim në audio-inxhinieri, çka e bën atë një artist të kompletuar – si në krijim, ashtu edhe në prodhim.
Sot, Naser Berisha mbetet një nga zërat më të dallueshëm të muzikës shqiptare, një artist që i ka rezistuar kohës dhe sfidave, duke ruajtur integritetin artistik dhe respektin e publikut. Në çdo projekt të ri, ai sjell jo vetëm këngë, por histori, kujtesë dhe identitet.
Ideja për realizimin e kësaj kënge, sipas artistit, ka ardhur tre muaj më parë nga Arsim Vranovci, njëherësh donator i projektit. “E kam pritur me shumë zell e kënaqësi. Ishte një sfidë dhe përgjegjësi e madhe, sepse duhej të prezantohej Gjilani në shumë dimensione – historike, kulturore, sociale e sportive”, thekson ai.
Videoklipi është realizuar tërësisht në Gjilan dhe përfshin pamje që pasqyrojnë trashëgiminë, traditat, jetën akademike, sportin dhe energjinë qytetare. Në të gjen vend edhe mërgata, të cilën Berisha e quan “shtyllë dhe zemër të fuqisë ekonomike dhe shpirtërore të qytetit”. Sipas tij, Gjilani është paraqitur si një hapësirë me kulturë e traditë evropiane, me identitet të qartë dhe frymë bashkëkohore.
Teksti i këngës është shkruar nga Xhelil Haziri dhe Naser Berisha, ndërsa muzikën e ka kompozuar vetë artisti. Orkestrimi është realizuar nga Rinor Ukimeri, mix dhe master nga Minimalistmusic, ndërsa produksioni vizual mban firmën e Art Fabe – Fazli Berisha.
“Himni i Gilanit” vjen si një dëshmi se muzika mund të shndërrohet në kujtesë kolektive dhe në emblemë qytetare, një këngë që synon të mos mbetet thjesht hit i momentit, por të këndohet e të trashëgohet ndër breza.
Dhe si mund të ndodhte ndryshe, përveçse Naseri të na befasonte sërish me një këngë të re, këtë herë me një temë krejt tjetër nga ajo me të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë. Bëhet fjalë për këngën “Ha, pi e rri”, e publikuar në vjeshtën e vitit të kaluar (2025), në të cilën artisti vjen me një baladë të qetë dhe të ndjerë.
Kënga shquhet për një tekst të thellë në përmbajtje, por njëkohësisht edhe filozofik e të drejtpërdrejtë në mënyrën se si trajton botëkuptimin për jetën. Përmes saj, artisti i drejtohet veçanërisht rinisë dhe brezit të moshës së mesme, me synimin për të nxitur reflektim dhe vetëdijesim për mënyrën se si duhet parë dhe jetuar jeta.
Mesazhi që përcjell kënga është i qartë,jo gjithçka në jetë matet me paranë dhe të mirat materiale. Koha mbetet pasuria më e çmuar, sepse ajo nuk blihet, nuk shtohet dhe nuk kthehet pas.
Prandaj, thelbi i kësaj balade përmblidhet në një thirrje të thjeshtë, por domethënëse: “jetoje të sotmen”, sepse e djeshmja tashmë ka kaluar, ndërsa e nesërmja mbetet gjithmonë e panjohur./rajonipress/




