ARKATANA

Prishtina sipas Duas, vendet që duhet t’i vizitosh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dua Lipa ka ndarë me botën një përzgjedhje të vendeve të saj të preferuara, të cilat ua rekomandon edhe vizitorëve që duan të njohin më mirë qytetet ku ajo ka qenë. Në këtë listë, natyrisht, nuk mungon as Prishtina.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Google Maps dhe Service95. Përmes tij, nëse kërkoni në Google Maps, mund të zbuloni lehtësisht vendet e përzgjedhura nga artistja, përfshirë edhe ato në Prishtinë.

Ndër rekomandimet e saj në kryeqytet është Galeria Kombëtare e Kosovës, një hapësirë e rëndësishme arti që pasqyron krijimtarinë bashkëkohore dhe historinë kulturore të vendit. Për të përjetuar më nga afër jetën e përditshme të qytetit, ajo sugjeron edhe vizitën te tregu i gjelbër, një nga zonat më të vjetra tregtare të Prishtinës.

Pranë tij ndodhet edhe Muzeu Etnologjik i Kosovës, një monument i shekullit XVIII që prezanton historinë dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.

ARKATANA

Sa i përket gastronomisë dhe kafeneve, Dua rekomandon disa vende të njohura si Tiffany, Soma Slow Food, Churchill, Basilico dhe të tjera cilat ofrojnë një atmosferë të veçantë për vizitorët.

Në listën e saj nuk mungon as festivali i njohur “Sunny Hill Festival”, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, i cili organizohet nga vetë ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Duke qenë një adhuruese e librit, ajo rekomandon gjithashtu edhe librarinë Dukagjini, një nga pikat më të njohura për libradashësit në kryeqytet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.