Nasala rrezikohet seriozisht nga përmbytjet

Gjilan – Shiu që ka rënë tërë ditën sot po rrezikon disa shtëpi në fshatin Nasalë. Ruzhdi Selimi aktivist nga ky fshat thotë se vërshimet kanë mbuluar qindra hektar tokë të punuar.
Fshati Nasalë rrezikohet seriozisht nga vërshimet. Gjendja se fundit tregon se tashmë uji u është afruar shtëpive kurse qindra hektar tokë të punueshme janë përmbytur.
Ruzhdi Selimi aktivist nga ky fshat tha për rajonipress se të reshurat e shiut që nuk u ndalën tërë ditën ka mundësuar vërshimin e qindra hektarëve tokë. Lumi Morava i cili ka dalur nga shtrati ka dëmtuar shumë kultura bujqësore derisa puset janë ndotur nga të reshurat dhe janë bërë të papërdorshëm për pije. Edhe rrugët lokale në fshat janë dëmtuar nga përroskat e ujit tha Selimi.
Ruzhdi Selimi tha se nëse vazhdon kjo gjendje atëherë uji mund tu ofrohet edhe shtëpive. Ndryshe Komuna e Gjilanit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ndihmuar këta banor./rajonipress/