United Hospital

Napoli interesohet për Brojën, Chelsea mund t’i vendosë klauzolë riblerje shqiptarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Armando Broja mund të largohet nga futbolli anglez në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi shqiptar është për momentin i huazuar tek Southampton nga Chelsea ku ka shfaqur formë shumë të mirë.

20-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Southampton, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër duke e rritur vlerën e tij në 18 milionë euro.

Duke parë formën fantastike që po kalon te Southampton, është skuadra italiane Napoli që ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Uji Dea

BBC ka raportuar gjatë ditës së sotme se drejtuesit e klubit italian janë duke e ndjekur me vëmendje ecurinë e shqiptarit para se të bëjnë një ofertë në drejtim të Chelseat.

Broja në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea, por duket e vështirë të mbetet në Stamford Bridges, duke parë konkurrencën e madhe që është te Chelsea.

Gjithsesi Napoli do të tentojë transferimin e tij, edhe pse sipas BBC londinezët do të kërkojnë t’i vendosin një klauzolë riblerje shqiptarit siç e ka Tammy Abraham te Roma. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.