Uji Dea

Napoli i gatshëm të shesë Behramin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Drejtuesit e skuadrës së Napolit po mendojnë ta renovojnë skuadrën gjatë verës. Dhe, një prej lojtarëve që do të jetë në shitje është mesfushori kosovar, Valon Behrami.

“Napoli është i gatshëm ta shesë Valon Behramin në verë. Krerët e klubit po mendojnë ta përforcojnë skuadrën në verë ku synojnë të transferojnë pesë lojtarë të rinj.

Përveç Behramit, në shitje do të jenë edhe disa lojtarë tjerë”, shkruan “Corriere dello Sport” të mërkurën.

KKVITI

Mediumet italiane kanë raportuar se në verë pritet të largohet edhe mesfushori tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili.

Behrami 28-vjeçar me skuadrën italiane ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.