FIDANISHTJA

Nano: S’jam sëmurë, por jam si kokrra e mollës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndërkohë që në blogjet e internetit qarkullon lajmi se ish-kryeministri socialist është sëmurë, Fatos Nano në një prononcim për “GSH” deklaron krejt të kundërtën. Duke u nisur nga lajmet e publikuara “on-line”, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të kontaktojë me ish-kryetarin e PS-së, i cili e ka mohuar këtë fakt, duke përgënjeshtruar të gjitha zërat që thuhen për shëndetin e tij.

Duke marrë shkas edhe nga festa e Kurban Bajramit, ish-kryeministri ka dërguar mesazhin me këtë tekst në redaksinë e gazetës: “Gëzuar Kurban Bajramin…! Kur të mësojnë shqipen zyrtare shpellarët e blogjeve, edhe mund të ‘sëmurem’. Deri atëherë jam si kokrra e mollës! Kurban sitet!”.

“Ish-kryeministri Fatos Nano, i sëmurë”. Ky është lajmi që prej disa ditësh qarkullon në disa site online në vendin tonë, sipas të cilave, ish-kryeministri prej disa ditësh ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Një fakt i tillë ka marrë përmasa edhe më të mëdha në momentin që shume site online, e kanë përhapur lajmin përmes rrjetit social të “Facebook”-ut.

FIDANISHTJA

Kanë mjaftuar disa minuta që shumë prej përdoruesve të këtij rrjeti ta përhapin lajmin dhe të ngrihen shumë pikëpyetje rreth shëndetit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Një prej këtyre siteve, është edhe ai i Kohasot.eu, ku thuhet se në datën 1 tetor, ish-lideri i Partisë Socialiste, në të njëjtën kohë edhe ish-kryeministri i vendit, ka pësuar një incident të vogël, teksa ka qenë duke u shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana.

Duke iu referuar gjithmonë siteve online, familjes Nano iu është shpuar goma e makinës në zonën pranë Tiranës së Re dhe kjo ka detyruar ish-kryeministrin që të dalë nga makina e tij, duke iu dridhur gjunjët. “Në këto momente z.Nano del nga makina, që dallohej qartë që mezi e mbanin këmbët, dhe në të mijtën e sekondës vjen karroatreci dhe transporton makinën e ish-kryeministrit. Nga burimet e Kohasot.eu, njoftohet se z.Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë fakt e konfirmuan edhe burime pranë vendit të ngjarjes”, citohet në sitet online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.