Naim Aliu takohet me përfaqësuesit e Hanës së Kuqe në Turqi

Gjilan – Kryetari i KBI në Gjilan u takua me zv.Kryetarin e Hënës së Kuqe në Turqi z.Mustafa Tutkun dhe drejtorin për marrëdhënie me jashtë të Dijanetit të Turqisë z.Dursun Ali Coskun.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu me anëtarët e KBI në Gjilan po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai sot në takime të ndara u takua me zv.kryetarin e Hënës së Kuqe z.Mustafa Tutkun si dhe me drejtorin për marrëdhënie me jashtë, të Dijanetit Turk z. Dursun Ali Coskun.
Aliu falënderoi nikoqirët për pritjen si dhe për kontributin e dhënë si nga Hëna e Kuqe e poashtu edhe nga Dijaneti për Kosovën e në veçanti për Komunën e Gjilanit ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/