RCCOLA

Naftëtarët nuk fiskalizohen

/ 3 minuta lexim

Kompanitë që janë duke bërë biznes me shitjen e arkave fiskale nuk po e tregojnë të vërtetën në lidhjen me çmimet e shitjes së tyre.

Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale, nuk po pajtohet me vlerësimin e këtyre ditëve se çmimi i arkave fiskale po arrin deri në 20 mijë euro. Këta të fundit kanë dërguar një listë me çmimet e arkave fiskale që u ofrojnë pikave të shitjes së derivateve të naftës.

“Një pikë e shitjes për naftë mund të ketë dy dispenserë. Fiskalizimi i saj do të mund të kushtonte deri në 5,690 euro, ndërsa për një pikë me kapacitet mesatar prej katër dispenserëve, kostoja e saj e fiskalizimit është mbi 8,600 euro. Derisa çmimi i zgjidhjes softuerike fiskalizuese për modulet tjera të mundshme është mbi 7,000 euro për tre dispenserë, mbi 9,800 për 5 dispenserë, 11 mijë euro për 6 dispenserë, mbi 12 mijë euro për 7 dispenserë dhe rreth 13 mijë e 500 për 8 dispenserë”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale.

Sipas tyre, kjo çmimore zyrtare është edhe në ATK. Kjo shoqatë ka thënë se në Kosovë sistemi fiskal mund të jetë harduerik dhe softuerik si dhe janë tri zgjedhje fiskale të certifikuara nga operatorë të licencuar.

Mirëpo, këto çmime nuk duket se janë duke i përdorur të gjitha kompanitë e licencuara për shitjen e arkave fiskale. Një ofertë të cilën e ka siguruar KTV-ja i tejkalon çmimet e prezantuara nga shoqata që i përfaqëson këto kompani. Kësaj kompanie i është ofruar çmimi i njëjtë siç është prezantuar, por bashkë me të edhe çmimi i tatimit mbi vlerën e shtuar që e rritë koston e blerjes së një arke fiskale.

Uji Dea

E çmimi i lartë është arsyeja pse një pjesë e naftëtarëve po r kundërshtojnë pajimin me këto arka fiskale.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se këto çmime janë shumë të shtrenjta për naftëtarët. Ai thotë se politika po e favorizon vetëm njërën kompani.

Zyrtarë nga Ministria e Financave kanë kërkuar që së pari të gjithë naftëtarët të fiskalizohen e pastaj mund të bisedohet rreth çmimeve.

ATK u ka dhënë afat naftëtarëve që të pajisen me arka fiskale deri në fund të marsit, ndërsa për bizneset më të vogla, afati i fundit është 30 qershori./KOHA.net/