ARKATANA

Na Kamenicë debatohet për sfidat dhe problemet e bizneseve lokale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet Komunale lidhur me sfidat, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset lokale qoftë me mungesën e infrastrukturës ligjore,apo mungesën e përkrahjes institucionale.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar tryezën me temën: “Sfidat dhe Problemet e Bizneseve Lokale në komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet Komunale lidhur me sfidat, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset lokale qoftë me mungesën e infrastrukturës ligjore,apo mungesën e përkrahjes institucionale.

Tema kryesore të kësaj tryeze ishin sfidat dhe problemet e bizneseve lokale në Komunën e Kamenicës dhe mbështetja institucionale për bizneset lokale.

Mobi Casa

Si rekomandime të dala nga tryeza janë: Aktivizimi i Qendrës të Bizneseve, hartimi i strategjisë për funksionalizimit e Qendrës së Bizneseve, punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe privat, ndryshimi i kritereve për personat me aftësi të kufizuara gjatë aplikimit për punë dhe subvencione, ndërmarrja e veprimeve konkrete nga institucionet lokale dhe qendrore për treg të sigurt për prodhimet dhe përpunimin e tyre, bashkëpunimi i bizneseve me shkolla, hulumtimi i tregut të punës nëpërmjet Qendrës së Karrierës, mbështetja e bizneseve lokale me praktikantë, ofrimi i mbështetjes nga Zyra e Punësimit, avokim, thirrje apo ndërmjetësim për pjesëmarrje në takime të tilla (tryeza diskutimi, debate), nga të cilat dalin rekomandime të cilat mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të bizneseve lokale, mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve të tyre ne prodhim dhe punësim.

Gjithashtu, të njëjtat përbëjnë objektiva të përgjithshme apo specifike për orientimin strategjik të komunës dhe bizneseve

Në këtë Tryezë kanë marrë pjesë: Burbuqe Leka nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Nënkryetarja e komunës,përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.