Eko Higjiena

Na duhet AAK-ja

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkëngjitja e AAK’së do t’i bënte mirë Qeverisë për procesin e bisedimeve. Njerëzit e politikës që aktualisht janë nën hetime duhet të japin dorëheqje. Unë do t’i hyjë garës zgjedhore në PDK, pasi partisë mund t’i sjellin fitore edhe “parashutistët”. Deputeti i PDK’së, Behar Selimi flet për Express.

Express: Keni hyrë në politikë nga policia dhe jeni bërë deputet. Sa janë të pavarura policia, prokuroria dhe gjykata në hetimin e rasteve të korrupsionit?

B. Selimi: Sigurisht e keni fjalën për pushtetin politik në raport me korrupsionin. Në Policinë e Kosovës ka mekanizma dhe strukturë që u reziston bukur shumë presioneve. Nuk është çështje e individëve të fuqishëm në Policinë e Kosovës, por është çështje e procedurave të përgjithshme, të cilat nuk lejojnë shumë ndërhyrje. Të qenit në politikë më ka dhënë mundësi që të vij në përfundim, të cilin e kam pasur edhe në polici se ndërhyrjeve u rezistohet sidomos në polici me procedurat që i kanë, shprehive të mira të punës dhe rregullave që ata i kanë.

Edhe në raport me gjyqësorin, është përhapur gjithandej se ka ndërhyrje politike. Për mendimin tim, mund të ketë ndërhyrje individuale të njerëzve të politikës, por ndërhyrje të strukturuar të ndonjë subjekti politik për mendimin tim nuk ka. Rastet individuale nuk përjashtohen. Shumica e atyre që janë të thirrur për ta ndjekur krimin e kanë gjetur njëfarë justifikimi për mungesën e rezultateve, duke u thirrur në gjoja ndërhyje.

UBT

Express: Ka pasur arrestime si prej Policisë së Kosovës, si prej EULEX’it dhe rezultatet janë zero. Kemi shembullin e Hashim Rexhepit, Fatmir Limajt… Janë këto dëshmi se drejtësia është politizuar?

B.Selimi: Jo, nuk pajtohem me këtë konstatim. Mendoj se në rastet e caktuara që ju po i përmendni është krijuar njëfarë percepcioni nga organet ndërkombëtare të ndjekjes për individë të caktuar dhe nga nevoja e organeve ndërkombëtare të drejtësisë, sidomos të EULEX’it, nga nevoja për të raportuar në Bruksel se gjoja janë duke bërë punë të madhe.

Kanë krijuar situata të tilla që të duket se ka ndërhyrje. Realisht, sikur të kishte pasur ndërhyrje, deri më tash do të dilnin se cili ka ndërhyrë dhe ku ka ndërhyrë.

Mbase në raste të caktuara, ju i përmendët disa raste, edhe mund të dalin në të ardhmen se ka pasur ndërhyrje individuale. Por, ndërhyje nga ndonjë subjekt politik nuk ka, mund të ketë ndërhyrje individuale dhe në shumë raste të tjera, dhe në ato ndërhyrje mund të jetë politika ndërkombëtare. Mendoj se korrupsioni po luftohet, por është krijuar një percepcion në opinion se ka shumë krim, korrupsion edhe tash çfarëdo rezultati të organeve të ndjekjes del se është kurrfarë për shkak se percepcioni është se nuk ka vend në këtë tokë në Kosovë pa krim.