Fundamenti

Na apo ata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ymer Adem Llugaliu

Poezi kushtuar Bekim Fehmiut, me rastin e dymbëdhjetëvjetorit të vdekjes.

Ende nuk e dimë sakët, se kush e tërhoqi gishtin e kamzës së kobshme ?!
Na apo ata?
Ti apo ajo ?

Por e dimë se ajo goditi,mu në ballin e krenarisë sonë .
Krenari meskine kjo, që s’dinjoi me u përkul as mbi hinin e lavdisë sate.
Që u njisue me rrjedhën e Lumit të kombit.
Për me u mat me majat e dallgëve të Oqeanit në pambarim.

Heu, Bekim ! As mbas vdekjes s’ pranove qetësi.
E, na, geni yt, jemi shndrrue në gishta; që ndezin qirij,
hedhin ndonji lule të lagun lotësh vetmitar mbi banesat e fundit
herojesh, gjenish…
të papërfillur në gjallje –nën hijen, nën grushtin, nën thundrën e smirës,

Uji Dea

egoizmit, zilis të liliputëve me putra Kainesh.

Ti i vetëm u ngrite mburoje e të gjithëve nga ujku, ndonëse ishe mu në
gojën e tij.
Na të gjithë nuk mujtem, as nuk tentuem me ushqye as me mbrojt
Madhështinë e talentit tand,
që në hapin ma të vrullshëm majave e flijove për ne.

Po, Bekim! Ti ma i madhi artist i Skenës reliefperthyeme Iliri, shkrumove
gardhiqe parcelash etnish.
Ti, Yll i pashuem ekrani, që zhbani muret e Trojes mes bokrrinave –
livadheve, Lindje – Perëndim.
Po Itaka; e ciflitun pushtimesh, e zhgenjyeme me vetveten.
S’të priti kurqysh.

Ymer Adem Llugaliu Podujevë, qershor 2009

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.