Fundamenti

Rrugëtimi i bariut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ardian Haziri

Dita ngadalë po i mbyllte qepallat e saj;

Dhe po ia linte vendin natës së heshtur;

Asaj nate me ndriçim të bukur hënor;

E cila e dëbon ngjyrën e territ të frikshëm.

Rri zgjuar vonë në shtratin e gjumit;

Dhe mendoj për rrugën që bëri Santiago;

17shkurt

Për ta gjetur thesarin e fshehur;

Nga shkenca e rreme, zbuloi të vërteta;

Kuptoi ç’është pasuria e njëmend dhe jeta;

Për çudi, bariu, rrugës nëpër shkretëtirë;

Duke ndjekur alkiminë;

Njohu Fatiman dhe dashurinë.