RCCOLA

“My Love” lansohet për Shën Valentin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Projekti i shumëpritur më videoklip nga Morena Taraku dhe Blero, i titulluar “My Love”, do të publikohet më 14 shkurt, të premtën.

“My Love” është kënga që pritet ta lansojë në skenë bukuroshen shqiptare, Miss Kosova 2010 dhe fituesen e katër çmimeve ndërkombëtare, Morena Tarakun, në bashkëpunimin me pop yllin shqiptar, Bleron.

Edhe Morena edhe Blero e kanë konfirmuar datën 14 shkurt, si ditën e lansimit të projektit të tyre të shumëpritur, teksa për ta ky projekt është dhuratë për të gjithë të dashuruarit.

Telegrafi ka mësuar nga burime të afërta se videoklipi është një prej më të mirëve në vitet e fundit, e atë e ka punuar kompania ASHA në bashkëpunim me Pullën që ka realizuar një prej skenave më pikante.

Uji Dea

Kënga është punuar nga kompania Elepahnt, në muzikë të top producentit Nurteel dhe Soulkid, e në tekst të Bleros.

Telegrafi raportoi pak ditë më parë se në këtë videoklip do të shfaqet një aksident që do ta bëjë Morena me veturën Porsche Panamera dhe mbetet të shihet të premtën se nëse bukuroshja shqiptare vërtet do të shkaktojë aksident.

Videoklipi pritet të lansohet si premierë në RTV 21 në emisionin e mëngjesit, kurse premiera në YouTube është në ora 18:00. /Telegrafi/