Mustafi ‘shpërblehet’ pas golave te Valencia

Shkodran Mustafi është ndër mbrojtësit e ftuar të trajnerit të kombëtares së Gjermanisë në futboll, Joachim Loë. Mbrojtësi shqiptar i Valencias, ku po tregon formë të mirë është njëri ndër tetë mbrojtësit e ftuar.
Pas një kohe mjaft të gjatë rikthehet edhe dyshja Marco Reus e Sami Khedira. Gjermania në datat e lira të mesit të nëntorit do të takohet me Gjibraltarin dhe me Spanjën.
Ndryshe, kjo ftesë për Mustafin ka ardhur pas formës fantastike që e ka treguar te Valencia, ku deri më tani në La Liga ka shënuar plot tre gola, duke u bërë njëkohësisht edhe shqiptari që ka shënuar më së shumti në kampionatin spanjoll.
Në xhiron e fundit, Mustafi shënoi dy herë në derbin ndaj Villarealit, të cilin Valencia e fitoi 3:1.