Fundamenti

Mustafi: Refuzimi i Shqipërisë ishte i lehtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkodran Mustafi ka folur për vështirësitë që ka pasur për të refuzuar Shqipërinë, duke thënë se për atë ishte normale t’i thoshte ‘jo’.Gjithashtu, 23-vjeçari ka thënë se dëshiron të fitojë ende, pasi kështu bënë të lumtur edhe familjen.

“Nuk është lehtë të refuzosh një vend, por edhe e vështirë nuk ishte. E gjitha kjo, sepse isha pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë që nga U15. E falënderojë Gjermaninë shumë, sepse ky vend më ka dhënë shumë”, ka thënë Shkodrani për AS, rreth refuzimit të Shqipërisë.

Hidromorava

“Feghouli shpesh herë më thotë se kam fituar Kupën e Botës në 22-vjeç dhe se nuk kam çka kërkojë më shumë. Por, unë nuk dua të ndalem, dua më shumë, pasi të fitosh tituj bënë të lumtur familje dhe të gjithë ata që të rrethojnë, jo vetëm veten”.

“Familja ime vjen nga Shqipëria të cilët kanë ardhur në Gjermani duke mos ditur gjuhën, pa punë dhe të gjitha i kanë filluar nga e para. Nuk ishte aspak e lehtë për ata dhe tani unë nuk dua t’i dëshpëroi. Ata janë të lumtur me mua”, ka thënë Mustafi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.