Fundamenti

Mustafi për grafitet në Luginë: Situatë që gjithnjë e më shumë po ashpërsohet, po përshkallëzohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ragmi Mustafi, politikan në Luginë ka folur në lidhje me grafitet kërcënuese në Luginë të Preshevës, duke thënë se është një situatë e cila gjithnjë e më shumë po ashpërsohet.

Ai u shpreh se mosveprimi i prokurorisë dhe policisë ndaj këtyre kërcënimeve, sipas tij tregojnë se këto akte të dhunës dhe të urrejtjes po legjitimohen nga krerët e institucioneve serbe.

“Kemi një situatë e cila gjithnjë e më shumë po ashpërsohet, gjithnjë e më shumë po përshkallëzohet, jo vetëm në kuptimin e gjuhës së urrejtjes, por edhe raport me ngritjen e tensioneve ndëretnike në Luginë të Preshevës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Mosveprimi i prokurorisë dhe policisë ndaj këtyre kërcënimeve vetëm tregojnë se këto akte të dhunës dhe të urrejtjes po legjitimohen nga krerët e institucioneve serbe dhe nuk besoj që këto institucione do të përndjekin deri në fund për të gjetur dhe zbardhur se kush është duke i bërë këto parulla”, është shprehur ai.

Hidromorava

Në lidhje me këtë, sot ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke thënë se mesazhet kërcënuese e tilla atje, janë shndërruar në përditshmëri.

“Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim. ‘Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”.

“Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc ka marrë hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka thënë Kamberi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.