Mustafi në mesin e më të mirëve në La Liga
Shkodran Mustafi është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga, dhe shqiptari e dëshmoi këtë edhe në këtë fundjavë. Në ndeshjen ndaj Celta Vigos, ku skuadra e shqiptarit e fitoi me rezultat të thellë 5-1.
Në këtë takim Shkodrani arriti të shënoi golin e fundit në ndeshje me kokë, gol që i ndihmoi të futet në formacionin e javës.
Përveç Mustafit, në këtë formacion janë edhe katër lojtarë nga Sevilla, tre nga Valencia ndërsa nga një futbollist është nga Real Madrid, Barcelona dhe Betis. /Telegrafi/


