Mustafi: Ma sillni Realin, do ta mposhtim

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se ekipi i tij ka gjithçka që i duhet për të mposhtur Real Madridin në Mestalla.
Mustafi ka qenë një prej më të mirëve të Valencias në vitin e parë të tij, por po afrohet ndeshja ndaj Real Madridit nesër dhe Mustafi është optimist.
“Nuk do të bëhemi si të çmendur sepse vjen Real Madridi. Në shtëpi jemi mjaftueshëm të fortë dhe të mbushur me besim se mundemi t’i mposhtim”.
“Nëse shikojmë statistikat, duhet të pranojmë që ata kanë luajtur në mënyrë të përkryer si brenda ashtu edhe jasht shtëpisë”.
“Por, deri më tani gjithmonë kemi pasur zgjidhje për secilën skuadër. Në fushën tonë kemi bërë një lojë të mirë kundër të gjithë rivalëve”, deklaroi Mustafi.