Eko Higjiena

Mustafë Jashari – njeri bamirës e human

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mustafë Jashari është banor nga fshati Zhegër, komuna e Gjilanit. Ai ka jetuar pak në vendlindje, ndërsa, kohë “tjetër” e ka jetuar në Zvicër, Gjenevë e vende tjera. Por, ai është kthyer në vendlindje, të cilën nuk e harroi. Sepse, siç thonë: “Vendlindja, si do që të jetë, vendlindje është”. Ajo është foleja më e ngrohtë e njeriut. Kur u kthye në vendlindje, jeta e banorëve të këtij lokaliteti ishte pak më ndryshe nga një kohë e kaluar. Lufta e fundit 1999 i preki shumë zhegras të këtij lokaliteti, të cilët, jo vetëm që patën humbje në njerëz, po armiku i la pa kulm mbi kokë. Këtu janë djegur mbi 400 shtëpi. Janë vrarë më tepër se 13 veta. Por, pati edhe të plagosur.

Kur ai e kupton këtë “gjendje” të rëndë të shumë familjeve skamnore, sikur jeta e tyre ishte bërë një vuajtje e dytë pas lufte. Ata ankoheshin se nuk kishin “sendet” e para të jetës. Edhe më herët, Mustafë Jashari punonte në Shoqatën Humanitare Bamirëse, “Zhegra” në Zhenevë.

Ai, duke dëgjuar për këtë “gjendje”, ku e kërkonte nevoja, tubonte ndihma materiale dhe i përcillte në familjet e Zhegrës. Njerëzit këtë bamirësi dhe këtë gjest të tij human nuk e harrojnë, përkundrazi, e kanë përkrahur dhe flasin vetëm fjalë të mira.
“Po, tha Mustafë Jashari, tash jam banor i rregullt i fshatit Zhegrës, Malësia e Karadakut. Unë e kam ndërmarr një iniciativë, e cila nuk është personale, por iniciativë e formuar në emër të qytetarëve. Më kuptuan njerëzit, sidomos ata që kishin nevojë për t’ju afruar ndihma të ndryshme për jetë. Qytetari, nga Zhegra, Xhelal, si e njoftova se banorëve zhegras u duhet ndihmë, ai, pa një pa dy, mi dha 100 euro. Ky njeri ka ndihmuar edhe rregullimin e varrezave. Në Zhegër janë 12 anëtarë, 6 fëmijë dhe të tjerë. Njëri është i paralizuar.

Eco Higjiena

Me kohë e kam bërë listën për t’i ndihmuar familjeve skamnore. Xhaferi, një qytetar nga ky lokalitet, për çdo muaj jep nga një thes miell. Këto ndihma qytetarët i marrin rregullisht me të muajin e muajit vijues. Janë 28 artikuj që ju ndihmojmë familjeve skamnore, si: me biber, kripë, miell, deterxhent, sapuna, kolynos e “sende” tjera të nevojshme. Unë këtë punë e kryej në mënyrë vullnetare. Kështu më ka ardhur ideja, ku me të parin e muajit vijues familjet me nevojë i marrin ndihmat dhe gëzohen.
Më falënderojnë dhe shtojnë: “O ju faleminderit! Zoti ju ndihmoftë edhe juve!” Ndihma u kemi dhënë edhe në fshatin Selishtë, por edhe familjeve të tjera. Krejt këto ndihma i kemi vetëm prej donatorëve që janë persona fizikë. Diaspora më së shumti na përkrah e na ndihmon. Por, kemi miq edhe në Francë, të cilët, sa herë takohemi me ta, ata nuk kursejnë për banorët që kanë për ndihmë dhe solidarizohen duke dhënë nga 30 euro.
Bie fjala, sa isha në Zhenevë, një shoqe e vajzës, me origjina spanjolle, ajo i dha 50 euro për ndihmë. Po ashtu në Zhenevë e kam mik të shtëpisë, njeri me funksion të lartë. Ky, duke biseduar në shtëpi, mi dha 250 euro për fëmijët skamnorë. Janë disa qytetarë, të cilët janë të rregullt dhe japin ndihma, si: Avni Aliu, për çdo muaj i jep nga 5 euro, Ali Rexhepi, i cili shet frigorifera, ka dhënë 200 euro. Teuta, mbesa ime, përherë jep 20 e 30 euro etj.

Pra, kjo është një organizim i vogël, por, si thotë populli: “Pika-pika, mbushet pusi”. Për këto familje ndajmë diku 700 euro në ndihmë. Sivjet janë tubuar 3969 euro, por janë shpërndarë 3753”, shtoi M. Jashari, qytetar nga Zhegra, i cili herë pas shere del te lokali afër shkollës fillore dhe aty tubon edhe ndihma të tjera, si rroba, këpucë e sende të tjera, të cilat vijnë skamnorët dhe i marrin sipas nevojës së tyre. /tefik selimi/rajonipress/