RCCOLA

Mustafa: Zhegra duhet të ketë një studim profesional e gjithëpërfshirës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa tha për rajonipress se nuk është kundër iniciativës që Zhegra të bëhet komunë, por së pari duhet të kryhet një studim prej profesionistëve për të parë nëse Zhegra ka kapacitete financiare dhe infrastrukturore për të mbajtur vetën dhe për të qenë komunë e qëndrueshme.

Iniciativa e zhegranëve për tu bërë komunë në vete po kalon në heshtje dhe pa ndonjë interesim nga institucionet qendrore. Megjithatë, Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit as nuk e frikëson po as nuk e “gëzon”, iniciativa që Zhegra të bëhet komunë në vete.

Mustafa tha për rajonipress se para se Zhegra të bëhet komunë në vete duhet të ekzistojë një studim i arsyeshëm i kryer nga profesionistët të cilët pastaj mund të tregojnë edhe për qëndrueshmërinë financiare, hapësinore, popullimi etj.

UBT

“Nëse ky studim jep dritë jeshile dhe nëse iniciativa merr përkrahje nga institucionet qendrore unë skam pse të jem kundër. Unë do të përkrahi çdo iniciativë që ka arsyeshmëri , por në asnjë mënyrë iniciativa që dalin me kërkesa ekstreme për të mos i paguar taksat apo obligimet tatimore e komunale. Mos kryerja e këtyre obligimeve paraqet shkelje ligjore dhe është e sanksionueshme” tha Mustafa.

Mustafa thotë se ky këshill që është formuar duhet të ketë përkrahjen edhe nga Qeveria, Parlamenti i Kosovës , institucionet tjera vendimmarrëse. Sipas Mustafës nuk mund të ketë qëndrueshmëri financiare Zhegra kur nga krejt të hyrat vetanake mund të grumbullojë 200 mijë euro në vit të cilat janë të pamjaftueshme për të mbajtur shërbimet publike. “Unë nuk besoj se Qeveria e Kosovës merr për obligim të kryej shërbimet publike për këtë komunë” sqaroj Mustafa.

Mustafa tha se nëse Zhegra mendon të llogarisë në pikën kufitare ndërkombëtare në Stanqiq atëherë e kanë shumë gabim sepse Stanqiqi mund të krijojë punësim , por jo të hyra vetanake. /rajonipress/