Eko Higjiena

Mustafa: Vitia ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në largimin e rrezikut nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Koordinatori rajonal për Menaxhimin e Emergjencave, Sali Mustafa, tha se komuna e Vitisë ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në largimin e rrezikut nga vërshimet duke investuar në hapjen dhe pastrimin e lumit Morava, kanaleve e përroskave dhe krijimin e kushteve infrastrukturore që të eliminohet kjo dukuri.

Grupi për hartimin e planit të vlerësimit të rrezikshmërisë në komunën e Vitisë, i cili është formuar me vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti ka mbajtur dje një takim, ku u bë vlerësimi i rreziqeve si pjesë përbërëse e mbrojtjes dhe shpëtimit në Viti.

Në këtë takim ku ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Viti, Basri Aliu, zyrtari i lartë për Menaxhimin e Rreziqeve nga MPB, Njazi Miftari, kryetari i grupit Naser Haziri, përfaqësues të policisë në Viti, si dhe anëtarët e tjerë nga sektorë të ndryshëm, u diskutua rreth çështjes së menaxhimit të emergjencave në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Mobi Casa

Me këtë rast, koordinatori rajonal për Menaxhimin e Emergjencave, Sali Mustafa, tha se komuna e Vitisë ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në largimin e rrezikut nga vërshimet duke investuar në hapjen dhe pastrimin e lumit Morava, kanaleve e përroskave dhe krijimin e kushteve infrastrukturore që të eliminohet kjo dukuri.

Përndryshe, komuna e Vitisë deri në vitin 2015 ka qenë pjesë e komunave me rrezik nga vërshimet dhe shumë fshatra janë përballur me vështirësi të shumta nga reshjet e shiut./rajonipress/