Fundamenti

Mustafa u frikësohet zgjedhjeve brendapartiake

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përmbyllja e suksesshme e agjendës që Kuvendi i Kosovës e ka sot në rend pune, miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, kërkesës së minoriteteve për një mandat plus të vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FAK-un, do të krijonin parakushtet reale që të arrihet edhe pajtimi i shpërbërjes së Kuvendit, për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme deri më datën 8 qershor.

Një zyrtar i lartë brenda PDK-së deklaroi për gazetën “Kosova Sot” se sot nuk pritet fare marrëveshje rreth datës së zgjedhjeve nga liderët politikë, të cilët do të takohen në rezistencën amerikane në Prishtinë, ku nikoqire e takimit do të jetë ambasadorja amerikane, Jacobson.

UBT

Mbajtja eventuale e zgjedhjeve në vjeshtë, sipas analistëve të cilën gjë nuk e dëshiron as kreu i PDK-së Hashim Thaçi, i cili disa muaj rresht po zhvillon fushatë intensive, do t’a dëmtoj më së shumti kreun e LDK-së, Isa Mustafa, i cili po ngutet që të mbajë zgjedhje parlamentare në qershor, për të shmangur humbjen e pozitës së të parit në parti pas zgjedhjeve të brendshme në LDK./Kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.