Fundamenti

Mustafa tregon se a do të rinegociohet marrëveshja për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Isa Mustafa thotë se çështja e pezullimit të marrëveshjes për Asociacionin është e natyrshme.
Ai thotë se do të varet nga vendimi i Kushtetueses në lidhje me hapat e mëtutjshëm sa i përket marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Mendoj se çështja e pezullimit është e natyrshme se edhe po të mos kishte një vendim të tillë, objektivisht do të pezulloheshin të gjitha veprimet sa i përket Asociacionit derisa Gjykata të mos sjellë ndonjë vendim”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK-në.

Thotë se është e panatyrshme të punohet në implementim të marrëveshjes derisa ajo është në shqyrtim. Por, thotë se pezullimi nuk do të thotë se marrëveshja është anuluar.

Hidromorava

“Është e panatyrshme të punohet në implementimin e marrëveshjes derisa çështja është në shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi nuk do të thotë se marrëveshja është anuluar ose është vlerësuar, por nënkupton se Gjykata Kushtetuese e ka marrë në trajtim dhe posa ta marrim vendimn ne do të veprojmë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa për RTK-në.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë. Ka folur edhe për funksionimin e koalicionit PDK-LDK, duke thënë se ky koalicion do të funksionojë deri në vitin 2018.

“Dialogu me Serbinë do të vazhdojë. Ne do të funksionojmë deri në qershor t ëvitit 2018 pa asnjë pengesë sepse kemi 2/3 në Kuvend dhe kemi një popozitë e cila hedh vetëm gaz lotësjellës në Kuvend dhe nuk e ka shumicën”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.