FITORJA

Diskutimet për Planin e Rritjes në drekën me von der Leyen, Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar për Planin e Rritjes.

Kurti ka thënë se Kosova është vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave që ka qenë kriter për të përfituar nga ky plan, raporton Express.

Tutje, Kurti ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet objektiv i qartë i Kosovës.

“Hapin e parë formal të aplikimit e kemi bërë dhjetorin e vitit 2022, dhe bashkë me rikthimin e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat. Kemi përmbushur shumë reforma, treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane e demokratike si dhe nivel të lartë të përgatitjes institucionale. E dëshmuam këtë edhe me Planin e Rritjes, ku jemi vendi i parë që kemi avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave”, ka shkruar Kurti.

Në fund ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe unitetin e Evropës.

FIDANISHTJA

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027.

Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli i BE-së, theksohet se qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE, si dhe integrimin progresiv të tyre në një treg të vetëm evropian, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Burimet financiare janë planifikuar për të mbështetur një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelore, duke përfshirë reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore./gazetaexpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.