Fundamenti

Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mohuar mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk ka asnjë bisedë tani lidhur me koalicione. Nuk është biseduar në takimin tonë për asnjë koalicion, sepse kjo nuk është diskutuar as në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Në Këshill të Përgjithshëm merret vendimi për koalicion. Ka spekulime të ndryshme sepse përmes spekulimeve dëshirohet që të zbehet në një formë e gjithë kjo punë që po bëhet në LDK”, ka thënë Mustafa, të dielën në Prizren, gjatë një takimi me strukturat e degës së LDK-së. “Ne do të punojmë shumë që PDK-në ta qesim në opozitë. Dhe një parti që dëshirohet të qitet në opozitë, natyrisht që s’mendohet që të bëhet koalicion me të, sepse ne ndryshimet nuk mund t’i bëjmë në të ardhmen nëse nuk ndryshohen partnerët, me të cilin do të qeverisim në periudhën e ardhshme”, ka shtuar më tej ai.

Uji Dea

Mustafa ka sqaruar se në takimin e fundit me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi është kërkuar që zgjedhjet të mbahen në qershor, për të cilën ekziston një pajtueshmëri në parim por jo edhe vendim përfundimtar, pasi paraprakisht duhet të përcaktohet agjenda për aprovimin e ligjit zgjedhor, datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nga Presidentja e vendit.

“Si LDK kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në qershor të këtij viti. Kemi konsideruar se deri në qershor mund të bëhen përgatitje të mira”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.