FIDANISHTJA

Mustafa të pakënaqurve: Unë jam kryetari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar sot se Kosova nuk duhet të hyjë në bisedime politike me Serbinë për të rregulluar çështjet e saj të brendshme.

Ai ka thënë se bisedimet me Serbinë kanë marrë fund në Vjenë, prandaj me Serbinë mund të bisedohet vetëm si dy shtete të pavarura.

Sa u përket deklaratave të baroneshës Catherine Ashton se Kosova dhe Serbia duhet të përgatiten për vendime të vështira, Mustafa ka thënë se vendimet e vështira Kosova i ka marrë me pranimin e Pakos së Ahtisaarit, pranoj nuk guxohet të shkohet më tutje.

Ai ka folur edhe për mandatin e presidentes Atifete Jahjaga. Sipas tij, ajo duhet të respektoj marrëveshjen e prillit të vitit të kaluar.

Uji Dea

“Përgjegjës për mosrespektimin e marrëveshjes është kryeministri Thaçi dhe presidentja Jahjaga”, ka thënë Mustafa për rtk.

“Kjo është mospërfillje nga Jahjaga, sepse ajo ishte e informuar për marrëveshjen, e ka pranuar si të tillë dhe këtë e ka thënë edhe në Kuvend që ajo po zgjedhet vetëm sa të kaloj reforma”, ka thënë i pari i LDK-së, duke shtuar se ai nuk sheh asnjë arsye që Jahjaga të qëndroj më shumë në atë post.

Sa u përket zërave të ditëve të fundit se një pjesë e anëtarëve të LDK-së po kërkon kthimin e Fatmir Sejdiut në krye të kësaj partie, Mustafa ka thënë se këto pretendime janë të shëndosha dhe nuk ka asgjë të keqe.

“Në zgjedhjet e ardhshme njerëzit mund të kenë pretendime dhe ato janë të shëndosha, por deri atëherë ata duhet të mësohen se unë do të jem kryetar dhe duhet të mësohen ta pranojnë gjendjen reale”, ka përfunduari ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.