FIDANISHTJA

Mustafa: Të drejta reagimet e brengosja për lirinë e medias, por Kurti pa mediat s’do të vinte në pushtet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij ku tregohet se Kosova ka shënuar një rënie drastike në indeksin e lirisë së mediave, shkruan Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se janë të drejta reagimet dhe brengosjet me këtë rënie të Kosovës në indeksin e lirisë së mediave për 24 vende, që i adresohen Qeverisë Kurti.

Ish-kryeministri në postimin e tij ka thënë se Qeveria Kurti megjithatë s’do të vinte në pushtet pa “përkrahjen dhe lobimin e shumë mediave”, meqë sipas tij Kurti u votua nga perceptimi që e kishin krijuar mediat dhe jo se kishte punuar ndonjë gjë.

Reagimi i plotë

Fundamenti

I konsideroj të drejta reagimet me brengosjen lidhur me rënien e indeksit të lirisë së mediave për 24 vende (nga vendi 75 në atë 99), të cilat i adresohen Qeverisë Kurti e cila, dorën në zemër, nuk do të vinte në pushtet pa përkrahjen dhe lobimin e shumë mediave, herë herë jashtë çdo kriteri etik dhe profesional.

Qytetarët votuan, për perceptimin që ua plasuan dhe krijuan mediat. Jo për rezultatet, sepse ata që fituan mbi 50 për qind të votave e që akoma janë në pushtet, s’kishin ndërtuar asnjë fabrikë, asnjë rrugë, asnjë shkollë, s’kishin sjellë asnjë njohje ndërkombëtare, s’e kishin çliruar Kosovën as me luftë e as me politikë paqësore, veçse kishin ushtruar kundërshtime me dhunë.

Me të njëjtat shprehi edhe në këto zgjedhje disa nga mediat i ndruan tribunat. Tani përkrahën LDK-në, PDK-në, AAK-në, jo se i kishin dashur ndonjëherë, sidomos LDK-në, por se iu hyri frika nga regjimi autoritar i VV-së. Konsideroj se pak më shumë sjellje profesionale dhe përgjegjësi për fjalën e lirë do të bëjë punë që mediat të evitojnë lopatat e politikës. Prandaj nuk hezitoj të them se jo vetëm pushteti i Kurtit e ka dëmtuar fjalën e lirë dhe demokracinë, por ia kanë ndihmuar edhe vet mediatë veçanta kur profesionalizmin e kanë zëvendësuar me sindromin e adhurueseve politik. Pasojat i bartë Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.