Eko Higjiena

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka uruar Peter Sørensenin për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kallas theksoi rëndësinë e procesit të normalizimit mes dy vendeve për rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Uji Dea

“Mirëpres ngrohtësisht Peter Sørensenin si emisarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun. Ka shumë punë të rëndësishme përpara. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, Kallas falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e tij në këtë proces, duke theksuar se puna e tij e deritanishme do të shërbejë si bazë për angazhimin e mëtejshëm në dialog./Telegrafi/