Mustafa takon studentët e vendeve të ndryshme në shkollën verore në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka takuar studentët nga vende të ndryshme të cilët janë të angazhuar në shkollën verore në komunën tonë, me ç’rast ka biseduar për disa orë me ta për disa çështje të ndryshme si në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, historisë, turizmit, punësimit, vizionit për të armen etj.

Mustafa atyre në mënyrë telegrafike u ka shpjeguar proceset e ndryshme e të rëndësishme për qytetarët Gjilanas, deri më sot, duke u nisur nga lufta për liri, e deri tek nevoja shumë e madhe për të angazhuar të rinjtë në punësim.

Ai i informoi edhe për klimën e sigurisë dhe klimën politike. U foli për investimet e bëra nga paslufta në Gjilan, nevojat që ka komuna tani dhe vizionin për të ardhmen. Në kuadër të punësimit Mustafa tha se gjatë vitit ka punësime të ndryshme në sektorin privat dhe atë publik porse numri i tyre është shumë i vogël në krahasim me kërkesat e mëdha për punë.

Hidromorava

Mustafa ka informuar studentët edhe për lehtësirat e mëdha që janë bërë për bizneset gjilanase ku iu janë hequr taksat në përgjithësi, që ato ta kenë më të lehtë funksionimin. Poashtu më tutje kryetari ka thënë se janë mese të domosdoshme investimet e huaja në Kosovë e posaçërisht në Gjilan.

“Ne jemi lart në listën e rangimeve si komunë në mesin e Komunave të tjera të Kosovës sa i përket klimës për biznes, transparencës, pastërtisë, dhe shumë parametrave të tjerë, që na lënë të kuptojmë se kushtet për të investuar ekzistojnë vetëm duhet të kemi investitor. Në kuadër të kësaj ne e kemi ndarë një hapësirë prej 100 hektarësh për një zonë ekonomike që i pret investitorët të jenë në Gjilan me investimet e tyre”, ka thënë Mustafa duke shtuar se Gjilani ka nisur ta zhvilloj bujqësinë dhe blegtorinë që janë potenciali më i shpejt i zhvillimit të Komunës.

Ndërsa studentët u interesuan për nivelin e të rinjve, gjendjen ekonomike, kapacitetet profesionale, lehtësirat shtetërore për bizneset, arsimin, mundësit e shkollimit, shëndetësinë etj./rajonipress/